Standardet e Kontrollit të Brendshëm të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

kopertina standardet e kontrollit_001Botimi në shqip i librit “Standardet e Kontrollit të Brendshëm të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, i quajtur ndryshe “Libri Jeshil (Green
Book)” hap për lexuesin shqiptar botën e kontrollit të brendshëm financiar dhe ekonomik të një enti qeveritar në nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë publike dhe dijeve profesionale.
Ai përshkruan standardet për kontrollin e brendshëm në Qeverinë Federale të SHBA-ve, të cilat ofrojnë kritere për vlerësimin e programimit, zbatimit dhe efektivitetin e kontrollit
të brendshëm në njësitë e qeverisjes federale, për të përcaktuar nëse një sistem i kontrollit të brendshëm është efektiv. Njësitë ekonomike jo-federale në SHBA (organet e qeverisjes në nivel të shteteve përbërëse të SHBA-ve) e përdorin Librin e Jeshil si një kornizë për të hartuar, zbatuar dhe operuar një sistem efektiv të kontrollit të brendshëm.

Për më shumë lexoni  botimin në shqip të librit “Standardet e Kontrollit të Brendshëm të Zyrës së Llogaridhënies Qeveritare (GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”