Standardet e Auditimit të Qeverisë

gao Kontrolli i Lartë  i Shtetit  po sjell  në  gjuhën shqipe  për audituesit shqiptarë  dhe për të gjithë të interesuarit e fushës së auditimit dhe të ekonomisë, një botim krejt të veçantë, “Standardet  e Auditimit të  Zyrës së  Auditimit të  Qeverisë  së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (GAO) ”.

Ky botim është rishikim i Standardeve të Auditimit të Qeverisë realizuar në vitin 2011 dhe  paraqet  një  version  të  modernizuar  të  standardeve  në  SH.B.A,  duke  marrë  në konsideratë  ndryshimet  e  fundit  në  standardet  e  tjera  të  auditimit,  përfshirë  edhe standardet  ndërkombëtare  (ky  rishikim  zëvendëson  rishikimin  e  2007). 

Ai  përmban ndryshime të mëdha nga rishikimi i 2007 që përforcojnë parimet e transparencës dhe llogaridhënies dhe që sigurojnë kuadrin për auditime  me cilësi të lartë dhe me vlerë të shtuar.