SIGMA-s organizon seminarin mbi Raportimin e Auditimit të Performancës

Në datat 21-23 maj 2013, grupi trainues i SIGMA-s, me përfaqësuesit hollandezë z. Joop Vrojlik, këshilltar i lartë i programit SIGMA, z. Jan Velthoven, përfaqësues i zyrës juridike në Gjykatën holandeze të Llogarive dhe znj. Hilde van Dike, përfaqësuese e Gjykatës Evropiane të Llogarive, u zhvillua një trainim mbi “Raportimin mbi Auditimin e Performancës”.

trainimi sigma trajnimi

Në këtë seminar trainues morën pjesë drejtues dhe auditues të Departamentit të Performancës dhe departamenteve të tjera këtu në KLSH.
Seminari u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, informale, proaktive dhe interaktive. Në të u diskutuan çështje që adresonin raportimin efektiv, konçiz, të detajuar dhe të qartë të gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve në një auditim performance. Po kështu, rëndësi e veçantë iu kushtua raportimit të orientuar kah palët e interest, kryesisht parlammentit, taksapaguesve, mediave, qeverisë, etj. Gjithashtu, në trajnim dhanë kontributin e tyre edhe dy gazetarë që e kanë ndjekur nga afër punën e KLSH-së, z. Ard Kola dhe Lorenc Rabeta.
Metodologjia e përdorur gjatë trainimit, ushtrimet dhe stimulimet për ta vënë auditorin në situate reale, diskutimi i raporteve të deritanishme të departamentit të auditimit të performancës, qasjet mbi problemmatikat e ndeshura në terren, etj, rezultuan shumë të frytshme për audituesit e rinj dhe ata me përvojë.
Për të ardhmen parashikohen trainime të tjera me përfaqësues të SIGMA-s, të cilët gjejmë rastin t’i falenderojmë për përkushtimin dhe kontributin e tyre të vyer në modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale në institucionin tonë.