Rregullorja e procedurave të Auditimit të KLSH-se & Rregullorja e Sistemit të Menaxhimit të Proceseve

kapak _001Kontrolli i Lartë i Shtetit, me autoritetin kushtetues si Institucioni më i Lartë i Auditimit Publik në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm, në dhënien e sigurisë mbi mënyrën si menaxhohen fondet publike, në rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale, në fuqizimin e institucioneve publike dhe përgjegjshmërisë qeveritare mbi financat publike.

Menaxhimi i ndryshimit të vazhdueshëm të mjedisit rrethues, evoluimit të subjekteve të auditimit, kuadrit rregullator dhe legjislacionit, përbën sot një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet audituesi publik.

Ky ndryshim kërkon përmirësim të vazhdueshëm të metodave audituese, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe mbështetje në standardet e auditimit dhe praktikat më të mira botërore.

Rritja e pritshmërive dhe kërkesës ndaj audituesve të KLSH, vendos si domosdoshmëri të kohës ndryshimin në rrjedhën e kryerjes së auditimeve, në qasje të reja, të përshtatshme dhe të sigurojnë që rezultatet jo vetëm të jenë ato që publiku dhe përdoruesit e tjerë të punës audituese dëshirojnë të kenë, por dhe përtej. Audituesve u kërkohet shumë më tepër se roli tradicional, u kërkohet një profil i ri me tipare të profesionistit largpamës, të aftë të reagojnë në mënyrë efektive dhe të përshtatshme ndaj situatave të ndryshme, u kërkohet të jenë këshillues dhe vlerësues objektiv, profesionalë dhe të paanshëm.

I udhëhequr nga praktikat më të mira profesionale ndërkombëtare, i angazhuar për t’u zhvilluar dhe ecur përpara, duke mbështetur veprimtarinë mbi Kushtetutën, ligjin organik dhe Standardet Ndërkombëtare të INTOSAI-t, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvillon dhe përditëson bazën metodologjike, rregullatore dhe udhëzuese, si një nga elementet kryesore për të siguruar kapacitete profesionale të afta për ofrimin e auditimeve cilësore dhe të dobishme.

Për këtë arsye, KLSH si pjesë të kolanës së saj të botimeve po paraqet përpara publikut këtë libër, në të cilin janë përfshirë dy rregullore:

-Rregullorja e Procedurave të Auditimit; dhe

-Rregullorja e Sistemit të Menaxhimit të Proceseve (RevZone).