Rregullorja e Procedurave të Auditimit

24.08.2017

Kjo rregullore ofron kornizën e dokumenteve standarde, të cilët krijojnë gjurmët e Projektit të Auditimit. Gjurma e Auditimit shërben për të siguruar dëshmi dhe evidencë në funksion të krijimit të një instrumenti cilësor të menaxhimit të auditimit, duke mundësuar marrjen e një sigurie të arsyeshme, që procedurat janë ndjekur në përputhje me kuadrin ligjor rregullator të KLSH-së dhe Standardet Ndërkombëtare të INTOSAI-t, ISSAI.

Rregullorja përmban gjithashtu kërkesa dhe udhëzime që kanë të bëjnë me etikën, kontrollin e cilësisë dhe raportimin duke përmirësuar procesin e gjykimit dhe vlerësimit të punës audituese nga menaxhimi i lartë.

Rregullorja e Procedurave të Auditimit është derivat i Ligjit Organik të KLSH-së dhe duhet të lexohet dhe zbatohet në mënyrë integrale së bashku me Manualet e Auditimit Financiar; të Përputhshmërisë, të Performancës, me Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit Administrativ të KLSH-së si dhe urdhra dhe udhëzime të tjera.

Rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e Lartë të Shtetit (Dokumenti i Plotë)

Dokumente Standard të Rregullores së Procedurave të Auditimit