Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në menaxhimin e përgjegjshëm publik përballë sfidave aktuale

konferenca

Konferenca e dytë Shkencore vjetore e KLSH-së, 12-13 dhjetor 2013

Në mbyllje të vitit 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit u fokusua në një drejtim tjetër të punës së tij, atë të kërkimit shkencor, nëpërmjet organizimit të Konferencës së Dytë Shkencore me temë”Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit për një menaxhim publik të përgjegjshëm në sfidat e sotme”. Ky aktivitet erdhi pas Konferencës së Parë Shkencore të KLSH, në dhjetor 2012, të titulluar “77 vjet KLSH në 100 vite Shtet Shqiptar”, e cila u përqëndrua në historikun dhe evoluimin në vite të këtij institucionit të rëndësishëm kushtetues.
Konferencën e nderuan me praninë e tyre rreth 120 pjesëmarrës nga SAI-t (Institucione Supreme të Auditimit) partnere dhe bashkëpunëtorët e huaj, këshilltarë të lartë të programit SIGMA, përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore, të botës akademike, të shoqatave të profesionistëve të fushës, të shoqërisë civile dhe mediave, auditues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, etj.