Revista Ndërkombëtare e Auditimit të Jashtëm Publik, Janar 2014

intosai-revistaI nderuar lexues,

Ky botim, Revista Ndërkombëtare e Auditimit të Jashtëm Publik, Janar 2014, volumi 41, Nr.1, vjen pranë jush si pjesë e kolanës së botimeve te KLSH-së, të cilat kanë arritur në 25 përgjatë viteve 2012, 2013 dhe gjysmës së parë të vitit 2014. Këto botime përfshijnë kryesisht botimin e Standarteve të ndryshme të tjera që lidhen me veprimtarinë e KLSH-së, Konferencat shkencore të realizuara tani shtatë numra të saj).

Në bazë të standardit ISSAI 20, Parimi 8 për komunikimin me publikun dhe në publik të informacionit dhe gjetjeve të institucioneve supreme të auditimit (SAIve), KLSH publikon këtë botim të numrit special të Revistës Ndërkombëtare të INTOSAI-tional Journal of Government Auditing), janar 2014. Ky edicion special i revistës, i kushtohet tërësisht punimeve dhe mesazheve qendrore të Kongresit INCOSAI XXI të tetorit 2013 në Pekin, Kinë. INCOSAI XXI konsiderohet një nga kongreset më të rëndësishëm të komunitetit të institucioneve të auditimit të jashtëm publik, pas atij të Limës në 1977 dhe të Meksikos në vitin 2007, duke evidentuar edhe një herë rëndësinë e motos së INTOSAI- Me shpërthimin e krizës globale ekonomike dhe financiare të vitit 2009, roli i SAI-ve në shëndoshjen dhe qëndrueshmërinë e financave publike të vendeve të tyre mori përmasa të reja. Po ashtu, përgjegjësia e SAI-ve dhe pritshmëritë e qytetarëve ndaj kontributeve të tyre janë sot më të mëdha. Kongresi dhe mesazhi qendror i tyre është se, SAI-t me auditimet e tyre duhet të vihen në shërbim të qeverisjes kombëtare.

Botimi përfshin intervistat e Presidentit të ri të INTOSAI-t, Liu Jayi, Auditues i Përgjithshëm i Kinës dhe ish-Presidentit të INTOSAI-t, z. Terrence Nombembe, Auditues i Përgjithshëm i Afrikës së Jugut, të përqëndruara në vlerat që shpalosin SAI-t dhe INTOSAI, si dhe në të ardhmen e rolit të tyre në raport me qëndrueshmërine e financave publike të çdo vendi, me OKB-në, me komunitetin ndërkombëtar të donatorëve, etj. Ai përmban Deklaratën e Pekinit, një nga dokumentet më të rëndësishëm të auditimit të jashtëm publik botëror, që përbën një orientim dhe program të plotë për çdo SAI modern sot, si dhe raportimet për aktivitetet e Komiteteve dhe Nënkomiteteve të Përhershëm të INTOSAI-t, të grupeve të tij të punës, arritjeve të tyre dhe problematikave të hasura e sfidave për të ardhmen.

Numri Special i revistës së INTOSAI- vjen tani në formatin e tij në shqip, jo vetëm për komunitetin e audituesve publikë të Shqipërisë, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të dijë më shumë për rolin dhe sfidat e sotme të institucioneve kushtetuese që japin garancinë e përdorimit të fondeve publike- institucioneve supreme të auditimit, SAI-ve.

Qytetari pret sot më shumë përgjegjshmëri dhe angazhim nga institucionet publike, përballë pasojave të krizës ekonomike dhe financiare botërore. SAI-t dhe organizata e tyre botërore INTOSAI, janë të gatshme të përballen me këtë pritshmëri dhe sfidë dhe ky botim i sjellë në vëmendje të lexuesit shqiptar nga KLSH, e dokumenton më së miri këtë.

Bujar LESKAJ