kapak 5I NDERUAR LEXUES !
Me iniciativën e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, botimi i revistës “AUDITIMI PUBLIK” vazhdon me sukses rrugën e nisur, si një reviste periodike 4-mujore në fushën e auditimit Publik.
Se bashku me numrin e 5-të të kësaj Reviste, kemi kënaqësinë të njoftojmë të gjithë bashkëpunëtorët tanë dhe lexuesit e saj se revista “Auditimi Publik”, botim i KLSH, është njohur nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si “Revistë Shkencore”. Ky zhvillim shume pozitiv, krahas vlerësimit të njohjes së prurjeve të mendimit autentik shqiptar mbi procedurat, mënyrën e kryerjes dhe risitë e auditimit më të lartë publik, vlerëson gjithashtu eksperiencën dhe praktikat e mira të audituesve tanë, të sjella me shume profesionalizëm.
Gjithashtu, revista “Auditimi Publik”, duke filluar nga ky numër, është pajisur edhe me kodin e standardizuar ndërkombëtar që lejon identifikimin e çdo botimi në seri, ISSN (International Standard Serial Number), nga Qendra Ndërkombëtare e lëshimit të ISSN.
Në Revistë kanë kontribuar me shkrimet dhe mendimet e tyre personalitete të kontabilitetit dhe financave publike të vendit,si dhe personalitete dhe figura të spikatura të auditimit suprem te vendeve te rajonit e me gjerë, duke i dhënë “Auditimit Publik” një përmasë ndërkombëtare dhe rajonale, duke kontribuar në shpalosjen e platformave të reja dhe ideve të përparuara të auditimit suprem modern.
Janë të ftuar të publikojnë punimet dhe opinionet e tyre kontabiliste, financiere, ekonomiste te përgjithshëm, specialistë të enteve publike dhe private, akademikë, eksperte te shoqërisë civile, profesionistë të pavarur si dhe çdo i interesuar që gjen me vend trajtimin e një çështjeje të caktuar me interes ne auditimin dhe vlerësimin e administrimit publik te vendit, bazuar në moton e INTOSAI “Experentia mutua omnibus prodest (Eksperienca e Përbashkët ju shërben te gjithëve)”.
Duke ju uruar lexim të këndshëm, jemi te hapur dhe mirëpresim çdo vërejtje apo sygjerim në funksion të rritjes se cilësisë dhe efikasitetit të kësaj