Raportimi i auditimit

 

raportimi i auditimit

Të nderuar lexues !

Në serinë e publikimeve shkencore dhe profesionale që ka ndërmarrë Kontrolli i Lartë i Shtetit në këto vite të fundit, është radha të paraqesim përpara Jush të nderuar lexues “Raportimin e auditimit” me autor, ekspertin e jashtëm
të këtij institucioni z. Gjon Ndreja. Ky publikim është një mbështetje e rëndësishme në kuadër të reformës institucionale për transformimin e institucionit në linjë me standardet dhe praktikat e mira të BE-së.