Raporti vjetor i performancës KLSH 2016

performanca_001Institucioni ka punuar për rritjen e kapaciteteve të trupës së tij audituese. Duke qenë institucion agjent (watchdog) në shërbim të qytetarëve dhe Kuvendit për ruajtjen dhe mirëadministrimin e parasë dhe pronës publike, boshti, fryma dhe moto e auditimeve të tij gjatë vitit 2016 ka evoluar natyrshëm nga auditimi kombëtar në shërbim të qeverisjes kombëtare në auditim në shërbim të qytetarëve, çka është edhe moto e INTOSAI-t për vitin 2017 e në vazhdim.

 

Viti 2016 është viti i dytë i matjes së performancës së KLSH-së sipas strukturës së standardizuar të Kuadrit të Matjes së Performancës së Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-t), dokument i cili u diskutua dhe u miratua si standard në Kongresin INCOSAI XXII, në Abu Dhabi.  

 

 

 

Viti 2016 përfaqësoi po ashtu vitin e parafundit të realizimit të Strategjisë së Zhvillimit të KLSH-së 2013-2017, e rishikuar, duke i përmbushur objektivat e saj në shumicën e tyre. Institucioni ka realizuar detyrën dhe mandatin e tij kushtetues, duke kryer 154 auditime nga 154 të planifikuara. Shpërndarja e llojeve të auditimeve pasqyron zhvillimin dhe modernizimin e KLSH-së, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet njerëzore dhe kapacitetet që aktualisht institucioni ka në dispozion. Auditimet kanë mbuluar të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore, të shpenzimit apo gjenerimit të fondeve publike, duke u përqendruar në institucionet e shpenzimeve më të mëdha ose të një rëndësie parësore për ekonominë dhe shërbimet publike të vendit.

Raporti vjetor i performancës 2016 (shqip)

Raporti vjetor i performancës 2016 (anglisht)