Raporti Vjetor i Performances KLSH 2017

kopertina raporti i performances Kontrolli i Lartë i Shtetit realizon misionin kushtetues e ligjor duke i shërbyer qytetarit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në nxitjen e përgjegjshmërisë, llogaridhënies dhe transparencës me të cilin Qeveria Shqiptare menaxhon fondet publike dhe administron asetet e tyre.

Eficienca e mbikëqyrjes së përgjegjshmërisë së menaxhimit të fondeve dhe pronës publike kërkon jo vetëm përmbushjen e përgjegjësive Kushtetuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por edhe përkushtimin e Legjislativit dhe kryesisht të Ekzekutivit në këtë drejtim. Eksperiencat pozitive dhe jo pozitive kanë theksuar se efekti real i veprimtarisë audituese të institucionit është ngushtësisht i lidhur me shkallën e zbatimit të rekomandimeve dhe masave të adresuara institucioneve publike dhe buxhetore. Shkalla mesatare e zbatimit të këtyre rekomandimeve, ndonëse në pjesën më të madhe të pranuara, tregon për nevojën në rritje të angazhimit të institucioneve publike në vlerësimin, hartimin dhe zbatimin e masave për adresimin e problematikave të evidentuara gjatë auditiveve të KLSH-së.

Për më shumë lexoni botimin Raporti Vjetor i Performancës KLSH 2017

Raporti Vjetor i Performancës KLSH 2017, në gjuhën angleze