Raport mbi Sigurimin e Cilësisë në Procesin Auditues për Veprimtarinë e Vitit 2012

Kontrolli i sigurimit të cilësisë, si një proces i cili synon të garantojë një përmirësim të vazhdueshëm të punës audituese në zbatim të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të auditimit, ka qenë dhe mbetet në vazhdimësi një ndër objektivat kryesorë të veprimtarisë së KLSH-së, siç edhe është reflektuar në Planin Strategjik të Zhvillimit 2009-2012 dhe në programet afatmesme e vjetore të aktivitetit të këtij institucioni.

Sigurimi i cilësisë, bazuar në standardet kombëtare e ndërkombëtare, është konsideruar si kërkesë e domosdoshme për të identifikuar objektivisht mangësitë, përmirësimet që duhen bërë dhe masat efektive që duhen marrë për përmirësimin e punës në të ardhmen, në mënyrë që të sigurohet një cilësi sa më e lartë e punës audituese dhe njëkohësisht t’i shërbejë ligjvënësit, ekzekutivit dhe publikut për t’u njohur me transparencën e përdorimit dhe administrimit të fondeve publike.

Referuar kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t, procesi i sigurimit të cilësisë së auditimeve të kryera nga KLSH, konsiderohet si një proces i bashkërenduar, ku në radhë të parë kërkohet që KLSH të miratojë praktikat dhe procedurat e nevojshme për t’u siguruar që detyrat e auditimit janë kryer në shkallën e duhur të cilësisë, dhe në radhë të dytë, që KLSH të kryejë rishqyrtimet e sigurimit të cilësisë të auditimeve në një shkallë më të lartë, duke vendosur më pas që këto praktika dhe procedura të jenë të detyrueshme për zbatim në mënyrë që të ushtrohet efekti i duhur në kryerjen e auditimeve me cilësi të lartë në të ardhmen.

Për më shumë