RAPORT PËR ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT TË VITIT 2016

rapKontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur dhe paraqet raportin “Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2016” në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 164, pika 1, germat “a”, “b”; të Ligjit 154/2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, Ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 62 e 63, si dhe të Ligjit nr. 147/2015, datë 17.12.2015, “Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2016”, i ndryshuar. Ky raport që i paraqitet Kuvendit është konceptuar dhe mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (ISSAI), në Deklaratën e Limës, e cila përbën Kushtetutën e Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI 200 “Standardet e Përgjithshme të Auditimit Publik, Kujdesi i Duhur Professional”, ISSAI 300 “Standardet e Fushës së Auditimit Shtetëror” ISSAI 400 mbi “Rregullat e Raportimit”, në ISSAI 1700 “Mbi Formimin e Një Opinioni dhe Raportimin e një Auditimi Financiar“, ISSAI 3000 “Standarde dhe drejtime në Auditimin e Performancës”, ISSAI 3100 “Drejtimet e Auditimit të Performancës - Parimet Themelore”, si dhe në standarde të tjera të auditimit të jashtëm të sektorit publik.

KLSH, në zbatim të kërkesave të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit”, ka orientuar veprimtarinë dhe kapacitetet audituese në fusha dhe veprimtari publike që ndikojnë drejtpërsëdrejti në financat publike, siç janë menaxhimi i investimeve në infrastrukturë, menaxhimi i shoqërive publike në sektorin e energjisë elektrike, aktivitetit konçesionar të qeverisë, administrimi i Bankës së Shqipërisë, Fondet speciale (ISSH dhe FSDKSH), Fondet për Zhvillimin e Rajoneve, etj. Spektri i auditimeve të KLSH, në nivel të sektorëve të ekonomisë, është gjithëpërfshirës.  Nëpërmjet këtij Raporti, KLSH sjell në vëmendje dhe i adreson njëherazi Kuvendit një sërë rekomandimesh të orientuara drejt treguesve makroekonomikë që në gjykimin tonë pengojnë konsolidimin e financave publike. Këtu përmendim: kredibilitetin e buxhetit dhe konsolidimin fiskal të nevojshmëm për financat publike, mbajtjen nën kontroll të borxhit publik dhe uljen e riskut të tij me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, marrjen e masave për përmirësimin e rritjen e efektivitetit të menaxhimit të shpenzimeve publike, forcimin e disiplinës fiskale, etj.

Objektivi kryesor është dhënia e opinionit mbi raportin që Këshilli i Ministrave paraqet në Kuvend “Për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2016” dhe propozimin e projekligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016”, përcjellë në KLSH me shkresën nr. 2386/1 prot, dt. 09.10.2017. Opinionin e saj KLSH e ka bazuar duke audituar rregullaritetin e saktësisë së raportimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e buxhetit dhe ligjshmërinë e transaksioneve, përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave dhe fondeve të kontigjencës, raportimin e borxhit publik, funksionimin e sistemeve të menaxhimit financiar e kontrollit dhe organizimin e funksionimit të auditimit të brendshëm në sektorin publik.

pdfFjala e Kryetarit në Komisionin e Ekonomisë, 30 tetor 2017

pdfRaport “Mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit për Vitin 2016”