Qeverisja e mirë dhe Kontrolli i Brendshëm

Në periudhën 11- 15 Shkurt dhe 11 -15 Mars 2013, në Prishtinë  u zhvillua trajnimi me temë : Qeverisja dhe Kontrolli”. Kursi i Trajnimit kishte si qëllim të përgjithshëm “ Të ndihmojë pjesëmarrësit në njohjen dhe  kuptimin e koncepteve kryesore që lidhen me proceset e qeverisjes dhe kontrollit në organizatat e sektorit publik”. Moduli “ Qeverisja dhe Kontrolli” është pjesë e Programit të Certifikimit të Audituesve të Jashtëm në Kosovë, si detyrim ligjor për të gjithë stafin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Trajnimi u ofrua nga znj. Janet Squire, Lektore e CIPFA- s, Instituti i Financave Publike dhe Kontabilitetit, në Mbretërinë e Bashkuar. Metodologjia e saj konsistoi në prezantime teorike të shoqëruara intesivisht me raste studimore dhe pyetje vetëvlerësuese nga trajnuesi tek pjesëmarrësit dhe anasjelltas.

Trajnimi trajtoi tre elementët kryesorë që lidhen me qeverisjen dhe kontrollin në organizatat publike , si më poshtë:
1.Koncepti i Riskut
2.Menaxhimi i Riskut
3.Kontrolli i Brendshëm

Trajnimi adresoi konceptet e rrezikut dhe implikimet e tij si për menaxherët ashtu edhe për auditorët. Shtjellimi i kategorive të riskut me të cilat përballen sot organizatat publike dhe që mund të kenë impakt të konsiderueshëm në veprimtarinë e tyre shërbeu si nxitje për të trajtuar më pas në mënyrë të detajuar se si organizatat mund ti menaxhojnë rreziqet për arritjen e këtyre objektivave të politikave si në nivelin strategjik ashtu edhe veprimtaritë më të detajuara të  subjekteve publike.

Në trajnim u theksua se organizatat kanë nevojë për të menaxhuar realizimin e objektivave të tyre dhe kjo i kushtëzon në zotërimin e një qasjeje të koordinuar dhe të planifikuar ndaj menaxhimit të rrezikut, identifikimit, analizimit dhe reagimit ndaj rreziqeve me të cilat ajo ballafaqohet. Në këtë aspekt trajnimi u zhvillua më në detaje lidhur me disa koncepte kyçe të ndërlidhura me menaxhimin e rrezikut, si risqet identifikohen, prioritarizohen si dhe mjetet që përdoren për minimizimin e tyre.

Për më shumë

The CIPFA International Certificate in Public Sector Internal Auditing Governance and Control