Punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizuan ditën e dhurimit vullnetar të gjakut

22.06.2018

Në kuadër të veprimtarive dhe nismave ndërgjegjësuese të 14 Qershorit, Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizuan në datën 22 qershor një sesion dhurim gjaku në mjediset e Institucionit.

Që prej vitit 2004, çdo vit në 14 Qershor në shumë vende të botës organizohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut të sigurt dhe produkteve të tij, si dhe për të falenderuar të gjithë dhuruesit e gjakut për jetët e shpëtuara nga ky dhurim.

gjaku dhurim1

Punonjësit e KLSH-së iu përgjigjen thirrjes për të dhënë gjak vullnetarisht dhe midis tyre ishte edhe Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj.

Zoti Leskaj është një dhurues i rregullt i gjakut që nga viti 2005 dhe për këtë arsye u nderua nga Kryqi i Kuq Shqiptar me certifikatë falënderimi “Për mbështetjen  dhe bashkëpunimin e ofruar për organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut”.

gjaku dhurim2