Promovimi i librit të Dr.Greta Angjeli “Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë: rasti i Shqipërisë“

28.01.2015

Në përfundim të analizës vjetore të KLSH-së për vitin 2014 që u zhvillua në datat 26-27 Janar 2015, në Universitetin publik “Ismail Qemali” të Vlorës,  u promovua edhe libri i Dr.Greta Angjelit “Auditimi mjet për një qeverisje më të mirë: rasti i Shqipërisë“, i cili synon të paraqesë një kërkim të rëndësishëm në fushën e auditimit, duke e analizuar çështjen në gjerësi dhe në thellësi. Në promovimin e librit krahas audituesve të KLSH-së morën pjesë pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës, gazetarë të qytetit të Vlorës, etj.
Sekretarja e Përgjithshme e KLSH-së, zj.Luljeta Nano lexoi materialin e përgatitur nga Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj “Një libër që jep formatet më të reja dhe efektive të përmirësimit të qeverisjes nëpërmjet auditimit publik”.

untitled-1 untitled-2

Në këtë kontekst ajo çfarë ka synuar autorja me prurjen e këtij materiali të plotë të lidhur me auditimin e jashtëm dhe ndikimin e tij në mirëqeverisjen e vendit është një vlerë në këtë fushë.
Ky libër sjell si fillim një analizë të gjenezës së auditimit dhe evolucionin e tij në vite. Është interesante për lexuesin të mësoj se në 3000 vjet para krishtit, në Egjipt dhe më pas edhe në Greqi gjejmë gjurmë të institucioneve të para që mbikqyrnin finanacat publike. Por në nivel të institucionalizuar auditimin e hasim tek Kodi i Hamurabit në rreth 1700 vjet para Krishtit. Lexuesi mund të gjejë jo vetëm përshkrimin e historisë së evolucionit të auditimit në botë por me të njëjtin kujdes dhe shkrim të qartë dhe të kuptueshëm sjell edhe historinë e zhvillimit të këtij institucioni të rëndësishëm në vendin tonë. Gjejmë me interest të përmendim se shenjat e para të dokumentuara që lidhin historinë e auditimit në vendin tonë i kemi në vitin 438 të erës sonë në Kodikun e Theodhosit të cilët flasin për perandorinë e Ilirikut. Autorja me kujdes trajton cdo gjyrmë të lidhur me zhvillimin e auditimit publik në vite dhe natyrisht ndalon me një trajtim elegant në periudhën kur u hodhën themelet e Institucionit tonë, me krijimin e Këshillit të Kontrollues në 20 maj 1925.
Në kapitullin e dytë autorja përshkruan me kujdes auditimin e sektorit publik si koncept dhe si përmbajtje, duke vënë theksin në rolin që luan ai në manaxhimin me efektivitet të financave publike si dhe qasjen e viteve të fundit që ka auditimi publik në drejtim jo vetëm të efektivitetit por dhe ekonomicitetin dhe eficencen e institucioneve, programeve dhe fondeve të shpenzuara. Nuk ngelet jashtë vëmendejs edhe roli parandalues i tij për skemat e mashtrimit dhe korrupsionit të çdo lloji që prekin institucionet publike. Ky kapitull shërben si një prolog për trajtimin e dilemës që autorja e ka patur në fokus të kërkimit të saj Llogaridhënie apo Përmirësim i performancës. Cdo kërkues gjen pyetje që intrigojnë dhe tërheqin vëmendjen por dhe cdo auditues mund të gjej të shkruar me kujdes misionin dhe vizionin, mbi të cilin duhet ta ngrejë aktivitetin e tij të përditshëm, vlerëson rëndësinë dhe kupton sa efekt ka puna e tij në realizimin e misionit të institucionit.
Me interes është edhe fotografimi që autorja i ka bërë situatës dhe perceptimit që audituesit e KLSH kanë në lidhje me rolin e treguesve të performancës në përmirësimet institucionale dhe autorja thekson vizionin e qartë që kanë audituesit e KLSH-së në vlerësimin e treguesve të performancës të institucioneve që auditojnë dhe se këto auditime duhet të shihen si një ndihmë për mirëqeverisjen dhe llogaridhënien dhe institucionet duhet të rrisin nivelin e bashkëpunimit me KLSH-në, veçanërisht në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Eshtë pa dyshim një libër interesant dhe një një fillim i mbarë për kërkimet në fushën e auditimit, kërkime të cilat kanë qënë të pakta në institucionet kërkimore që zhvillojnë aktivitetin në vendin tonë.