Promovimi i librit “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, i Prof.Dr.Bardhosh Gaçe.

28.01.2015

Libri i Prof.Dr.Bardhosh Gace “ Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare” ka karakter enciklopedik dhe ndriçon një nga momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare, Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912, dhe ngritjen e flamurit kombëtar. untitled-4

Ky  libër trajton procesin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, duke përfshirë të gjitha figurat që luajtën një rol të rëndësishëm në këtë proces. Një pjesë e këtyre figurave janë pak ose aspak të përmendura më parë. Në libër ka gjithashtu   dokumente dhe fotografi të botuara për herë të parë.

Nëpërmjet dokumenteve, dorëshkrimeve të delegatëve të huaj, krijohet tabloja historike e veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, 1912-1914, në ndërtimin e shtetit të ri shqiptar, si dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga synimet e monarkive të Ballkanit për copëtimin e tyre.

untitled-3Në faqet e këtij botimi do të gjeni edhe kujtimet e disa prej atyre që ishin protagonistë në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, në gjurmët e flamurit dhe të himnit kombëtar.

Promovimi u ndoq me interes nga audituesit e KLSH-së dhe u shoqërua me pyetje dhe diskutime te ndryshme.