Promovimi i Librit “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957” në tri Vëllime, i Studiuesit Ndriçim Kulla.

08.07.2014

Në datën 08.07.2014 ora 19:00, në Hotel Tirana Internacional, salla Akernia, u zhvillua promovimi i librit “Enciklopedi Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957” në tri vëllime, i studiuesit Ndriçim Kulla, ku janë përmbledhur mendimet e 75 intelektualëve shqiptarë.

enciklopedi


Promovimin e nderoi me pjesëmarrjen e Tij Presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani. Ishin të pranishëm Z. Bujar Leskaj Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe pjesëtarë të stafit të KLSH.

Botimi mori vlerësime të shumta nga akademikë dhe studiues të tjerë të pranishëm në ceremoni.