Programi i Transparencës

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, është përgatitur programi i transparencës i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së KLSH në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës KLSH ndërton dhe rrit transparencën në punën institucionale, nën garancinë e LDI. KLSH angazhohet të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së KLSH, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.klsh.org.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e KLSH është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së KLSH-së janë:
1.“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KLSH-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KLSH-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Ligji nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7.Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

· i plotë;

· i saktë;

· i përditësuar;

· i thjeshtë në konsultim;

· i kuptueshëm;

· lehtësisht i aksesueshëm;

· i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenet 33 dhe 34 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.klsh.org.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

· Strukturën organizative të KLSH;

· Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualeve ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

· Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

· Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

· Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

· Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;

· Informacion për procedurat e prokurimit që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;

· Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

· Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KLSH-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

· AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

·Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 


Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza ligjoreDokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Drejtoria/Sektori Përgjegjës për përgatitjen e materialit
Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Të dhënat për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë.

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore;
dokument politikash;
dokument tjetër.
Neni 7/1/a/d
Neni 7/1/b
Neni 38/a i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar
Vendimi i miratimit
Cv e Kryetarit
Struktura e pagave
Struktura organizative

Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave te drejtoreve, arsimi, kualifikimi

Kushtetuta ; Ligji për organizimin dhe funksionimin e KLSH;
Parashikimet ligjore neni 30,31/1,33,34,35 dhe 36 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2018 i ndryshuar;
Neni 24 i ligjit 119/2014.
Ligji 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së”.

Akte nënligjore:
*Kodi i Etikës në KLSH , si dhe ISSAI 130 “Kodi i Etikës”;
*Urdhra dhe vendime te nxjerra nga Kryetari i KLSH;
*Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të KLSH-së;
*Rregullore e Procedurave të Auditimit në KLSH;
*Strategjia e zhvillimit të institucional të KLSH 2018-2020;

Strategjia e Menaxhimit të riskut dhe KLSH;

*Strategjia e Komunikimit 2017-2019;

*Politika e burimeve njerëzore ne KLSH;
*Plani i Zhvillimit Profesional si dhe Plan Veprimin

Raportet e monitorimit
*Raportet e monitorimit te strategjive

Buletinet
*Buletinet 3 mujore mbi veprimtarinë e KLSH

Manuale dhe Standarde auditimi *Manualet e auditimit te performancës, financiar, përputhshmërie, të auditimeve specifike si dhe udhëzues të ndryshëm, etj.

Standarde auditimi të INTOSAI-it,IDI ECA etj.
Raport vjetor paraqitur parlamentit :
Raporti i Performancës së aktivitetit të institucionit
Raport për zbatimin e Buxhetit të Shtetit
Raporte e auditimeve/ vendimet e Kryetarit të KLSH
Pas botimit në fletoren zyrtare


Përditësohet pas çdo akt emërimi.










Pas botimit në fletoren zyrtare
Pas miratimit të urdhrit nga Kryetari

Menjëherë pas dorëzimit në Kuvend


Në faqen zyrtare











Në faqen zyrtare
Drejtoria e Burimeve Njerëzore








Drejtoria Juridike Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit
Sektori i Komunikimit Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë/Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit përkatës. Neni 7/1/cFormat kërkesë
Format ankesë
Hapat që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion dhe ankesën përkatëse.
Adresë email: info @klsh.org.al
Adresa postare: Rruga Abdi Toptani Nr.1
Pas miratimit të Programit të Transparencës

Menjëherë në rast ndryshimesh
Në faqen zyrtareSektori i Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Koordinatori për të drejtën e informimit
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit Neni7/1/çAdresa: Rruga Abdi Toptani, Tiranë
Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30
E Premte 08:00 - 14:00

Tel: +355 4 2251267

Kordinatori
Amantja Patozi Email: info@klsh.org.al
Pas miratimit të Programit të TransparencësNë faqen zyrtare Koordinatori për të drejtën e informimit
Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance;
Neni7/1/dhRaporte monitorimi dhe auditimi

Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë
Menjëherë pas publikimit

Pas miratimit në Kuvend
Në faqen zyrtare Sektori i Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë
Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara. Neni 7/1/e Buxheti Raporte monitorimi Pas miratimit të ligjit të buxhetit.

Çdo tre mujor.
Në faqen zyrtare Sektori i Financës
Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik. Neni 7/1/ëRegjistri i parashikimeve të prokurimeve publike


Regjistri i realizimit te prokurimeve publike

Regjistri i Dhuratave
Menjëherë pas dërgimit në APP.Në faqen zyrtareSektori i Financës
Shërbimet e Autoritetit për publikun. Neni 7/ 1/f Njoftime

Manuale
Udhëzues

Nëpunës civil (vende vakante)
Pas miratimit nga Kryetari i KLSHNë faqen zyrtareDrejtoria Juridike;
Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit;
Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
Koordinatori për të drejtën e informimit
Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik. Neni 7/1/gPër ankesa në lidhje me veprimet ose mosveprimet të ju mund të shkruani në adresën elektronike denonco@klsh.org.al Në faqen zyrtare Kabineti
Çdo mekanizëm apo procedure, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të autoritetit publik. Neni 7/1/gjRaporte e auditimeve/ vendimet e Kryetarit të KLSH Pas miratimit nga Kryetari i KLSHNë faqen zyrtareDrejtoria Juridike;
Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit;
Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
Koordinatori për të drejtën e informimit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/i Regjistri i kërkesave Çdo tre muajNë faqen zyrtare Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.Neni 7/1/k Njoftime

Vendime

Rekomandime

Urdhra

Vendime

Manuale

Udhëzues
Opinione

Nëpunës civil (vende vakante)
Pas miratimit nga Kryetari i KLSH

Pas çdo krijimi të vendit vakant
Në faqen zyrtareDrejtoria Juridike;
Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit;
Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
Koordinatori për të drejtën e informimit
Informacione të tjera të dobishme. Neni 7/1/l dhe shkronja “h” e nenit 31 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar. Ankesa Kërkesa

Politika e privatësisë

Materiale ndërgjegjesuese
Pas miratimit nga Kryetari i KLSHNë faqen zyrtare Drejtoria Juridike;
Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit;
Drejtoria e Burimeve Njerëzore;
Koordinatori për të drejtën e informimit
Mbajtja e dokumentacionit nga KLSH .Neni 7/1/hTabelëPas miratimit të urdhrit të Komisionit te Ekspertizës. Specialisti i Arkiv - Protokollit


IV. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, KLSH-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.klsh.org.al kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”. “Transparenca”.

V. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

Rreth Autoritetit

Kuadri Ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar

Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP

Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP

Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat

Shërbimet që ofrohen nga AP

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP

Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP