Presidenti Nishani vlerëson personalitete të shquara historike të Luftës së Vlorës të vitit 1920

06.07.2015

lufta vloresNë datën 6 korrik në qyetin e Vlorës u organizua në teatrin ‘’Petro Marko’’nga Shoqatat Atdhetare ‘’Labëria’’ dhe ‘’Ismail Qemali’’, ceremonia me rastin e 95 vjetorit të luftës epope të Vlorës. Në cermoni mori pjesë Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bujar Nishani.

Pas urimeve të ngrohta të mirëseardhjes ekzekutimit të Himnit Kombëtar të Flamurit në prani të autoriteteve vendore, deputetëve, Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtuesve të bashkësive fetare, organizatorëve si dhe personaliteteve të njohura të qyetit, Kreu i Shtetit Shqiptar në vlerësim të shembullit frymëzues në organizimin dhe drejtimin e luftës si dhe në mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së Atdheut, vlerësoi institucionalisht me dekoratën ‘’Nderi i Kombit’’ Komitetin ‘’Mbrojtja Kombëtare’’ të Luftës së Vlorës 1920, anëtarë të së cilës ishin Osmën Haxhiu, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, QazimKokoshi, Beqir Sulo Agalliu, Hamit Selmani, Hysni Shehu, Myqerem Hamzarai, Murat Miftari, Sali Bedini, Hazbi Cano.

Në këtë ceremoni solemne Presidenti Nishani, dekoroi gjithashtu me dekoratën e lartë ‘’Nderi i Kombit’’ (pas vdekjes) Osman Haxhiun, Selam Musain, Zigur Lelon, Sali Muratin, Sado Koshenën, Kanan Mazen dhe Ahmet Canen (Lepenicën) me motivacionin: ‘’Për veprimtari të shquar në luftërat për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut si dhe trimërinë e vetëmohimin në organizimin e luftës epope të Vlorës të vitit 1920’’.

Organizatorët e veprimtarisë Ahmet Demaj, dhe Bardhosh Gaçe, përfaqësues të Shoqatës Atdhetare Labëria, shoqatës Kulturore Ismail Qemali dhe Institutit të Studimeve Politike ‘’Ismail Qemal Vlora’’, i shprehën Presidentit të Republikës mirënjohjen e thellë për këtë vlerësim të lartë ndaj heronjve të luftës së Vlorës.

Të pranishmit ndoqën me interes aktorët e mirënjohur Bujar Asqeriu, Mirush Kabashi dhe koncertin me këngë polifonike nga grupet e Vlorës.