Presidenti Nishani dekoron Ansamblin Folklorik “Çipini” me Titullin “Mjeshtër i Madh”

02.05.2015

Kreu i Shtetit, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani  vlerësoi në datën 2 maj 2015, në një ceremoni të veçantë  Ansamblin Folklorik “Çipini”, Vlorë  duke e dekoruar me Titullin “Mjeshtër i Madh” për punën mjeshtërore dhe kontributin e shkëlqyer në fushën e kulturës tradicionale folklorike të trevës së Labërisë.

cipini1

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu me Titullin “Mjeshtër i Madh” z. Golik Jaupi, z. Tomorr Lelo, z. Vendim Kapaj si dhe me Titullin “Naim Frashëri” z. Shyqyri Hysi, z. Nazo Çelaj, znj. Bardha Brahimaj, z. Bexhet Mahmutaj, znj. Katina Rika dhe z. Idajet Duka.

cipini2

Në këtë ceremoni ishin të ftuar Kreu i Grupit Parlamentar të PS, z. Gramoz Ruçi, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj, drejtues të institucioneve, deputetë, përfaqësues të klerit, drejtues të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkisë së Himarës, përfaqësues të shoqatave patriotike, si dhe familjarë.

Kreu i Shtetit pasi uroi mirëseardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës, shprehu kënaqësinë personale, vlerësimin dhe privilegjin që sot nderohen përmes pranisë, por dhe përmes vlerësimit shtetëror disa nga qytetarët e nderuar të këtij vendi, disa personalitete të artit, kulturës dhe një prej zhanreve më të veçanta, më unike të kulturës kombëtare.
Përmes kësaj veprimtarie, vlerësimi dhe nderimi të evokojmë traditën e shkëlqyer që ka mbajtur ndër shekuj polifonia e këngës veçanërisht e krahinës së Labërisë, por edhe të pjesës tjetër të bregut të mrekullueshëm shqiptar.
Presidenti i Republikës falënderoi me mirënjohje dhe respekt te gjithë ato breza qe ne qindra e qindra vjet mbajtën gjalle ketë pjese te kulturës shqiptare duke e zbukuruar dhe pasuruar vit pas viti.