Plani Strategjik i KLSH 2013-2017

Në funksion të përmbushjes së objektivave strategjike, KLSH bëri zgjedhjen që do tí mundësonte rritjen, zhvillimin dhe do të mbështeste investimin afatgjatë për tú vendosur në pozicionin që i takon si element kyç në sistemin e menaxhimit financiar publik në Shqipëri, duke u aftësuar për dhënien e sigurisë objektive dhe të pavarur tek parlamentarët, publiku dhe partnerët ndërkombëtarë se deri në ç’masë fondet publike janë menaxhuar me kujdes, janë përdorur për qëllimet e parashikuara dhe nëse objektivat e rezultatet e pritshme janë arritur.

Standardet Ndërkombëtare, Kushtetuta dhe Ligji i japin KLSH, si auditim i jashtëm publik, funksionin e ruajtësit të përgjegjshmërisë publike, funksion ky që kërkon që audituesi të jetë i besueshëm dhe të rrisë kredibilitetin duke e realizuar auditimet në mënyrë parimore dhe etike.

Strategjia e Zhvillimit të KLSH 2013-2017 e ripunuar është hartuar si reflektim i ndryshimeve të ndodhura gjatë implementimit të dy viteve të para të strategjisë së 2013-2014 dhe një përgjigje ndaj nevojave dhe sfidave që parashikon e ardhmja.

Mbi implementimin e objektivave të strategjisë së zhvillimit institucional 2013-2017 përgjatë viteve 2013-2014.

Gjatë implementimit të strategjisë për vitet 2013-2014, veprimtaria e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është fokusuar në përmbushjen e objektivave strategjikë:

Objektivi strategjik Nr 1. Zhvillimi i kapacitetit institucional. Amendimi i bazës ligjore dhe rregullatore të KLSH-së në përputhje me ISSAI dhe praktikat e mira evropiane.

Objektivi strategjik Nr 2. Rritja e kapaciteteve audituese dhe e cilësisë në auditim.

Objektivi strategjik Nr 3. Përmirësimi i cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës.

Objektivi strategjik Nr 4. Zhvillimi dhe konsolidimi i auditimeve të Teknologjisë së I nformacionit dhe përdorimi i TI-së në auditim.

Objektivi strategjik Nr 5. Rritja kontributit të KLSH-së për qeverisjen e mirë nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.

Objektivi strategjik Nr 6. Rritja e ndikimit përmes Komunikimit dhe bashkëpunimit.

 

Plani Strategjik i KLSH 2013-2017 ( i ripunuar)

Plani Strategjik i KLSH 2013-2017