Përmbledhje e rezultateve të auditimeve të kryera në ZVRPP dhe ALUIZNI përgjatë viteve 2013 – 2017

11.08.2017

Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik     (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë, janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.

Më konkretisht, përgjatë periudhës 2013 – 2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, pasqyruar në materialin:

Përmbledhje e rezultateve të auditimeve të kryera në ZVRPP dhe ALUIZNI përgjatë viteve 2013 – 2017