Përfaqësues të KLSH ndjekin webinar-in e EUROSAI-t për auditimin e çështjeve që lidhen me pandeminë Covid 19.

19.06.2020

Në datën 4 qershor  2020 u zhvillua online webinar-i mbi auditimin e çështjeve që lidhen me pandeminë globale Covid-19, organizuar nga Projekt Grupi i EUROSAI-t i ngritur për këtë cështje.
Në webinar u diskutuan objektivat e përgjithshëm të këtij grupi pune dhe sfidat me të cilat ndeshen SAI-t.

Audituesi i Prgjithshëm i Zyrs Kombëtare të Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar, z. Gerethe Davis theksoi se konteksti kombëtar i vendeve tona është i ndryshëm, megjithatë veprimet e ndërrmara nga qeveritë e vendeve tona janë të ngjashme dhe i referohen përgatitjes, reagimit dhe rikuperimit të impaktit që ka shkaktuar pandemia. Z. Davis theksoi se: “ne duhet të marrim në konsideratë shumë aspekte gjatë fazës së dizenjimit të auditimeve që kanë në fokus veprimtari specifike në mënyrë që veprimtaria audituese të jetë vlerë e shtuar. Pyetjet që shtrohen lidhen me atë se çfarë duhet audituar fillimisht dhe si duhet ta planifikojmë intervenimin tonë në mënyrë që të mos kompromentojmë veprimtarinë e strukturave qeverisëse për t'ju pëgjigjur emergjencës. Pandemia e ka goditur rënde Mbretërinë e Bashkuar dhe NAO po aplikon qasjen audituese të ndarë në disa faza.

Në fazën e parë është publidhuar një raport i cili përmban kryesisht fakte të përmbleshura mbi reagimin e qeverisë britanike. Në fazën e dytë NAO do të përqëndrohet në vlerësimin e këtyre masave duke u fokusuar tek pyetja se si qeveria po balancon kontrollin mbi shpenzimet e fondeve publike me nevojën për të reaguar shpejt. Ne  jemi të vetëdijshëm për kompromiset që duhet të bëjë qeveria, të cilat lidhen ne shpejtësinë e reagimit ndaj pandemisë dhe efektivitetin e masave përkundrej kontrollit dhe balancimit të fondeve publike”.

Z. Gene Dodaro, Kontrollori i Përgjithshëm i Zyrës së Auditimit të Qeverisë së SHBA theksoi se tani më shumë se kurrë është i  rëndësshëm komunikimi dhe bashkëpunimi midis SAI-ve anëtare të INTOSAI-t. GAO në procesin e saj auditues do të ekzaminojë impaktin e pandemisë në shëndetin e qytetarëve, ekonominë e SHBA dhe sigurinë kombëtare, si dhe  do të kqyrë në mënyrë të detajuar përdorimin e fondeve të miratuara nga Kongresi, mënyrën se si ato janë shpenzuar dhe cili ka qenë impakti i përdorimit të këtyre fondeve. Z. Dodaro theksoi gjithashtu se:  “ne në auditimet tona do të fokusohemi edhe tek testimet e kryera, fondet e shpezuara për paisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor, asistencën ekonomike që iu është dhënë individëve dhe firmave. GAO aktualisht po kryen 44 auditime për çështje që lidhen me përpallimin e pandemisë covid 19”. Ai nënvizoi gjithashtu se Komiteti i Politikave, Financave dhe Administrimit, në të cilin GAO ka pozicionin e nën kryetarit të komitetit  do të vazhdojë të ndajë përvojat praktike dhe teknike me anëtarët e INTOSAI-t dhe do të hartojë një dokument për palët e interesit (të tilla si Organizata e Kombeve të Bashkuara  dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë) mbi eksperiencat dhe mësimet e nxjerra nga auditimet e kryera për veprimet e ndërrmarra nga qeveritë për përballimin e pandemisë në mënyrë që këto organizata të fokusohen tek parandalimi dhe minimizimi i  dëmeve që mund të shkaktojnë çështje të tilla në të ardhmen.

Z. Einar Garrison, Drejtor i IDI (Iiniciativa e Zhvillimit e INTOSAI-t) theksoi se IDI ka patur edhe më parë një eksperiencë të mirë në zhvillimin e aktiviteteve  të tilla si trajnime nëpërmjet platformave të teknologjisë së informacionit dhe gjatë pandemisë IDI ka vazhduar të mbështesë me ekspertizë disa  SAI-e në fusha të tilla si prokurimi publik.

KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Rinaldo Muça.