Përfaqësues nga KLSH marrin pjesë në workshop-in “Forcimi i Aftësive Drejtuese”, organizuar nga Qendra e Ekselencës për Financë (CEF) në Slloveni.

Në datat 17-19 mars 2015 në Qendrën e Ekselencës për Financë (CEF) në Slloveni u organizua workshop-i me temë “Forcimi i Aftësive Drejtuese”. Në të merrnin pjesë nëpunës të institucioneve publike nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Sllovenia dhe Shqipëria. Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë zj. Evis Kreshpaj, Drejtore e Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm dhe zj. Ermira Vojka Audituese.

cef

Gjatë zhvillimit të Workshop-it u trajtuan disa çështje të rëndësishme në përmbushje të objektivit kryesor - forcimin e aftësive drejtuese të pjesëmarrësve. Diskutimet në grup, shkëmbimi i ideve si dhe dhënia e sugjerimeve për mënyrën e trajtimit të çështjeve të caktuara u mirëpritën nga të gjithë pjesëmarrësit.
Disa nga çështjet e trajtuara në workshop ishin si më poshtë:
-Roli i drejtuesit, njohja e aftësive dhe personalitetit si të drejtuesve ashtu dhe të pjesëtarëve të ekipit sjell njohjen më mirë të vetvetes dhe të ekipit me të cilin punon dhe si pasojë rritjen në  mënyrë të ndjeshme të aftësive të komunikimit të gjithsecilit.
-Të iniciosh dhe të menaxhosh ndryshimin, të kuptosh rastet për ndryshim si dhe trajtimi i hapave konkretë në arritjen e ndryshimit, pa demotivuar punonjësit.
-Sistemi i vlerësimit të punonjësve, menaxhimi i punonjësve me performancë të dobët si dhe trajtimi i hapave që duhet të ndiqen gjatë komunikimit me punonjësit me performancë të dobët.
-Motivimi i punonjësve si një çështje e cila çon në arritjen e objektivave.
-Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve, modelet më të mira për tu ndjekur.
-Përgatitja e punonjësve është në përputhje me objektivat e institucionit dhe ka për qëllim arritjen e tyre.
Në përgjithësi të gjitha çështjet tërhoqën vëmendjen e pjesëmarrësve por çështjet e njohjes së personalitetit të drejtuesve  dhe e zgjidhjes së problemeve dhe konflikteve ishin ato që ngjallën më shumë diskutime dhe interes. Zgjidhja e problemeve dhe konflikteve mori kohë kryesisht në trajtimin e modeleve më të mira që duhen ndjekur për të arritur në zgjidhje optimale për të gjitha palët e përfshira në konflikt.
Në përfundim të workshop-it u diskutuan dhe mundësitë e vënies në zbatim të njohurive të fituara, në përshtatje me legjislacionin përkatës të secilit vend pjesëmarrës.