Njoftime

Rezultate 1 - 20 / 407
Në datat 11 -13 tetor 2017, në Tiranë, në Tirana International Hotel u zhvillua konferenca e 14-të Ndërkombëtare e Kontabilitetit.
Në datat 12-13 tetor një delegacion i kryesuar nga Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj mori pjesë në takimin e drejtuesve të SAI-eve anëtarë të Komitetit të Kontaktit të vendeve të BE-së
Në datën 28 Shtator 2016 u zhvillua në Bruksel “Takimi i 9 –të i Nënkomitetit mbi çështjet ekonomike financiare dhe statistikat”.
Në datat 11 shtator -6 tetor në Noida të Indisë u zhvillua Programi i 137-të i Trajnimit Ndërkomëtar mbi “Auditimin në mjedis IT”.
Në datën 4 Tetor 2017, përfaqësuesit e KLSH-së morën pjesë në konferencën me temë “Auditimi për një qeverisje të mirë, auditimi i jashtëm, performanca dhe menaxhimi i riskut në Organizatat Ndërkombëtare”
Në datën 3 tetor 2017, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z, Bujar Leskaj nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit për implementimin e projektit “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” në Shqipëri
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2016 me Kryetarin e KLSH, z.Bujar Leskaj, Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Bullgarisë, z.Tzvetan Tzvetkov po zhvillon një vizitë pune në KLSH.
Në datat 11-14 shtator 2017, audituesit e KLSH-së Idlir Dervishi dhe Benard Haka, morën pjesë në konferencën “The Young EUROSAI Conference 2017” të zhvilluar në datat 11-14 shtator 2017, në Tallin të Estonisë
Janë regjistruar prona pa dokumentacion (në ndarje jo sipas ligjit) me sipërfaqe 14091 ha, regjistruar prona nga transferimi me diferencë prej 145036 m2...
KLSH, në zbatim të programit të auditimit nr. 29/1, datë 10.04.2017 ka përfunduar auditimin e performancës “Siguria Ushqimore” në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Ka shkaktuar një dëm ekonomik 3 milion lekë dhe impakt negativ në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit për 11.6 milion lekë
Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë...
I kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm prej 39.2 milion lekë, duke kryer transaksione të paligjshme me pronat shtetërore dhe regjistruar privatizime, pa u paguar detyrimet ndaj Shtetit, duke tjetërsuar pronat “shtet” dhe kthyer prona nga lloji “shkëmb”në llojin“arë”, duke favorizuar persona të interesuar
Kanë shkaktuar një mungesë të ardhurash për fondin e kompensimit të ish pronarëve në vlerën 57 milionë lekë dhe kanë kryer legazime në zona të ndaluara nga ligji, pranë rrugëve kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, shtyllave të tensionit të lartë pa dokumentacion, me shmangie pagesash të detyrimeve financiare.
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me Kontrollin e Lartë të Shtetit, Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Çekisë, Ing. Miloslav Kala po zhvillon një vizitë pune në KLSH.
Dëmi total ekonomik ndaj buxhetit të shtetit arrin 26,4 milionë lekë, ndërsa dëmi ekonomik i mundshëm në në ardhmen( nga vijimi i zbatimit të kontratave problematike) shkon në 31,3 milionë lekë
Në datën 26 korrik, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z.Bujar Leskaj dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, z.Arlind Gjokuta nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Rezultate 1 - 20 / 407