Njoftim mbi auditimin e ushtruar në Hekurudha Shqiptare sh.a.Durrës

04.02.2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.415/1 prot., datë 07.06.2019, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka ushtruar auditim përputhshmërie në Hekurudha Shqiptare SHA Durrës, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 më datën 30.05.2019, nga Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja.

Nga auditimi rezultuan shkelje organizative, shkelje me pasoja financiare dëm ekonomik si dhe shkelje në mospërputhje me parimet e efiçencës, ekonomicitetit dhe efektivitetit. Për përmirësimin e gjendjes, bazuar në Vendimin nr. 139 datë13.11.2019, të Kryetarit të KLSH, shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA, i janë rekomanduar e kërkuar zbatimi dhe marrja e 35 masave organizative, 5 masave shpërblim dëmi në shumën gjithsej 8,187,000 lekë, 1 masa shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit në shumën 10,953,875 lekë, si dhe dy masa disiplinore. Gjithashtu gjetjet dhe rekomandimet e auditimit i jane përcjellë edhe Minstrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Të trajtuara në mënyrë të përmbledhur shkeljet kryesore vijojnë si më poshtë:

-Performanca e treguesve ekonomiko-financiare për periudhën objekt auditimi, si dhe detyrimet e prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj, pasqyrojnë qartazi jo vetëm një krize të mprehtë likuiditeti të Shoqërisë Hekurudha Shqiptare, por vazhdimësia në këto tregues performance për një periudhë të gjatë po e con shoqëinë drejt falimentimit.

-Për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019 kësaj shoqërie i është akorduar një subvencion në vlerën 566,000 mijë lekë me emërtimin “Subvencione për transport hekurudhor”, subvencion të cilin shoqëria e ka përdorur në kundërshtim me pikën 58 të nenit 5 të ligjit nr.142/2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, duke ndryshuar destinacionin e këtij subvencioni duke shkatuar shkelje të disiplinës buxhetore dhe shpenzime jo në përputhje me ligjin po në të njëjtën vlerë. Nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” SHA, nuk janë zbatuar plotësisht procedurat ligjore për përdorimin e subvencionit të akorduar për transportin e udhëtarëve, konkretisht i gjithë subvencioni është përdorur për mbulimin e fondit të pagave dhe sigurimet shoqërore për shoqërinë Hekurudha Shqiptare, duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të dhënë nga buxheti i shtetit, në kundërshtim me Ligjin nr. 9374, datë 21.02.2005 “Për ndihmën shtetërore”, Ligjin nr. 185/2013, datë 02.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”, Ligjin nr. 119/2012, datë 17.12.2012 “Për buxhetin e vitit 2013”, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 817, datë 28.12.2005 “Për miratimin e rregullores “Për procedurat dhe formën e njoftimit”, Vendimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore nr. 8, datë 02.02.2007 i ndryshuar me Vendimin nr. 15, datë 15.03.2007.

Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Shoqëria “Hekurudha Shqiptare”, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore etj., duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi të akorduar po nga vet Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Pra, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e kanë përdorur dhe u ka shërbyer subvencionim si i vetmi instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës. Fatkeqësisht kjo siuatë është  e trashëguar vit pas viti dhe paraqitet e njëjta tablo që daton që në vitet 2000, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e HSH si një shoqëri aksionere.

Për ndryshimin e destinacionit të subvencionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka raportuar dhe e ka evidentuar si një problematikë mjaft të prehtë dhe me shkresën nr.1313/12 prot, datë 20.06.2018, ka çuar për indicie për ndjekje penale për përdorimin e subvencionit të vitin 2017, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe pas hetimit dhe kalimit në shkallët e gjyqësorit Gjykata e Aplit Durrës, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal nr (11-2019-1312)309 datë 06.03.2019 të Gjykatës ë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe pranimin e kërkesës për pushimin e çështjes penale nr.1119, të vitit 2018, të Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës. Vendimi është shpallur datë 15.05.2019.

-Një tjetër problematik e konstauar në funkionimin e kësaj shoqërie është transporti hekurudhor privat. Mos zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore nga transportuesit hekurudhor privat që operojnë në rrjetin hekurudhor pronë e Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, sjell një risk të lart dhe mund të cenojë sigurinë e lëvizjes së trenave, të jetës së udhëtarëve dhe të mallrave, të ruajtjes së pronës, mbrojtjes së mjedisit dhe shfaq një rezik potent në ecurinë e veprimtarisë së vetë shoqërisë.
Për periudhën objekt auditimi në rrjetin hekurudhor, kanë ushtruar aktivitetin e tyre tre transportuesit hekurudhor,  dy janë subjekte private dhe një është vetë shoqëria Hekurudha Shqiptare sh.a, si dhe është në proces për të ushtruar aktivitetin në këtë sektor edhe një operator tjetë privat.

Leja për veprimtarie të përkohshme e njërit prej transportueve hekurudhor privat,  nr.1 datë 18.07.2016 dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka të përcaktuar afatin e vlefshmërisë, si dhe nuk ka të përcaktuar segmentin hekurudhor ku do të ushtrohet veprimtaria për transportin e mallra. Ky transportues hekurudhor nuk është pajisur me çeritikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor i Republikës të Shqipërisë”, dhe rregulloren e MIE nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” botuar në fletoren zyrtare nr.96 datë 20.07.2011.
Ndërsa transportuesi tjetër privat i pajisur me licencë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nr.LN-6424-12-2018 datë 26.12.2018, rezulton se ka nje leje pa afat në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan me objekt transport mallrash. Kjo leje është dhënë në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe rregulloren nr.2638, datë 10.06.2011 “Mbi pajisjen me leje veprimtarie të transportuesve hekurudhore” të MIE, pasi nuk disponon mjetet tërheqëse (lokomotivat). Shoqërisë “Hekurudhës Shqiptare” sh.a nuk ka lidhur/nëneshkruar me  këtë operatori, pra mungon një kontratë e lidhur mes dy palëve për transportin në hekurudhë të mallrave në segmentin hekurudhor Bajz- Durrës dhe Durrës-Elbasan referuar licencës së dhënë. Gjithashtu ky operator nuk është pajisur me çeritikatë sigurie dhe autorizim sigurie nga Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, veprim në kundërshtim me Ligjin nr.142/2016 datë 22.12.2016 dhe  rregulloren përketese.

-Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës nuk ka kryer likuidimi në kohë të detyrimeve për kohë qëndrimin e vagonëve të huaj. Konkretisht për periudhën 01.01.2018 deri me 31.05.2019, detyrimi i Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, Durrës ndaj hekurudhave të huaja është në vlerën 3,560,884 euro ose 439,498 mijë lekë dhe nga moskryerja e pagesave në kohë vlera e penalitetit të akumuluar është në shumën 476,545 euro.
Deri më datë 31.07.2019, datë në të cilin përfundoj auditimi, borxhet ndaj hekurudha të huaja të cilat janë të pasqyruara edhe ne pasqyrat financiare të shoqërisë, rëndojnë edhe më tepër në gjendjen financiare dhe në buxhetin e shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA. Nga auditimi rezulton se nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë nuk është ndërmarrë asnjë veprim/nisëm konkret, për administrimin e borxhit, veprim në kundërshtim me nenin 12, pika 4 i ligjit 142 datë 22.12.2016 “Kodi Hekurudhor”. Për këtë situatë, Hekurudha Shqiptare ka dorëzuar bilancet (date 31.12.2017) në formë zyrtare pranë Ministrisë përgjegjëse për Infrastrukturën dhe Energjinë duke përfshirë edhe çështjet e transportit hekurudhor, çështje të cilat janë përcjell dhe bërë me dije edhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si aksionere e vetme e kësaj shoqërie.

Si përfundim konstatohet se, Shoqërisë Hekurudha Shqiptare SHA nuk i është dhënë vëmendja e duhur në lidhje me  investime shtetërore, për më tepër që është e vetmja shoqëri në Republikën e Shqipërisë me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtareve, ashtu si i është dhënë  infrastrukturës rrugore.
Në këto kushte duke qenë se Hekurudha Shqiptare SHA po kalon një sitatë tepër kritike, lind nevoja e ndërhrjes emergjente me një strategji të mirëfillt dhe një plan konkret masash nga ana e shtetit, duke i kushtuar vemendje të veçante stimulimit të transporrtit të mallrave dhe përmirësimit të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale.