Në Opole të Polonisë mbi Manualin Aktiv të Auditimit IT

22.10.2018

Në datat 17-19 Tetor 2018, në Opole të Polonisë u zhvillua takimi i nëngrupit të Qeverisjes Elektronike dhe Manualit Aktiv të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit. Forma aktive e manualit të Auditimit IT ishte një nga produktet e bashkpunimit gjatë projektit të binjakëzimit ndërmjet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe NIK-ut polak. Manuali Aktiv u pranua si një formë dinamike e zhvillimit të manualit të Auditimit IT gjatë takimit të Grupit të punës së Auditimit IT të INTOSAI. Në të njëjtën kohë zhvillimi i mëtejshëm i këtij projekti u vendos dhe nga grupi i punës së EUROSAI.

Në takim e organizuar nga NIK-u i Polonisë morën pjesë dhe SAI të vendeve si: Estonia, Shqipëria, Bosnia & Herzegovina, Hungaria, Sllovakia, Mali i Zi, Letonia.
Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë për herë të dytë në këtë takim dhe këtë vit u përfaqësua nga dy auditues të Drejtorisë Së Auditimit IT, Elira Cukalla dhe Meald Habazaj.

Fjalën e hapjes së takimit e mbajti drejtori rajonal i zyrës së NIK Opole duke shprehur mirëseardhjen dhe vlerësimin për zhvillimin e hapësirës së e-Qeverisjes, apo "KUBI-t" që ka zhvilluar Grupi i Punës së TI në EUROSAI.
z. Pawel Banaś i cili është njëkohësisht dhe Këshilltar i Presidentit te NIK-ut të Polonisë, theksoi rëndësinë e KUBI-t si një mjet për të lehtësuar auditimet e qeverisjes elektronike.

poloni it

Platforma e KUBI-t shërben si një bazë të dhënash në faqen e web të Internetit të EUROSAI-t, për publikimin e raporteve të auditimit nga SAI të ndryshme. Nëpërmjet KUBI-t bëhet e mundur jo vetëm një qasje tjetër mbi një auditim të njëjtë ose të ngjashëm që ka zhvilluar një tjetër SAI, por dhe informimi nëpërmjet gjetjeve të ngjashme, artikujve, metodologjisë si dhe materiale të ndryshme. Prezantimi vazhdoi me zhvillimet e reja tw paraqitjes se raporteve dhe referencave mbi gjetjet në mënyrë grafike, çfarë lehtëson kërkimin dhe leximin e raporteve të ngjashme nga përdoruesit e platformës.

SAI pjesëmarrës prezantuan rezultatet më kryesore të auditimeve IT që ka zhvilluar secili prej tyre. Nga audituesit e TI në KLSH u bë një prezantim mbi gjetjet kryesore të auditimit që kemi zhvilluar  në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në ditën e dytë të takimit, grupin e punës e përshëndeti Zv-Presidenti i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë(NIK), z. Wojciech Kutyla, duke vënë theksin tek fakti se çdo njëri prej nesh duhet të mendojë se si IT i shërben dhe mund ta ndihmojë auditimin.

Manuali aktiv i IT është zhvilluar edhe më shumë si rezultat i një pune ambicioze e z. Pawel Banaś i SAI-t të Polonisë, z. Carlos Cardoso Drejtor i departamentit në TI në Gjykatën e Llogarive të Portugalisë dhe z. Alo Lääne Auditues i Lartë IT në SAI e Estonisë, ata vlerësuan dhe rolin e Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë në këtë zhvillim. Ky manual wshtw pwrmirwsuar duke lehtwsuar përdorimin dhe ndryshimet në zhvillimin e tij ishin dhe objektivi kryesor i takimit në ditën e dytë të tij. Ky tool që lehtëson më së mirë leximin dhe asimilimin e manualit IT, mund të shkarkohet nga faqet e INTOSAIT dhe EUROSAI-t për përdorim nga çdo SAI.

Në ditën e tretë të takimit, u diskutua mbi testime të ndryshme në funksion të përdorimit të Manualit Aktiv, ku z. Alo Lääne Auditues i Lartë i SAI-t të Estonisë prezantoi rezultatet e testeve të zhvilluara nga ai dhe nga pjesëmarrësit e audituesve të pranishëm u diskutua mbi rezultate të testimit të cilat përmirësojnë funksionet e tij dhe lehtësojnë përdoruesit njëkohësisht. Audituesit e KLSH konfirmuan edhe njëherë se do marrin pjesë në zhvillimin e testimeve të këtij tool-i, për të kontribuar në përmirësimin e tij.

Në ditën e fundit të takimit, u prezantuan dhe ide të reja të cilat janë dukë u zhvilluar së bashku me udhëzime për kontrollin e brendshëm (IC). Drejtuesit e takimit sugjeruan se çdo udhëzim të ri mund ta shohim të zhvilluar si një tool në mënyrë të ngjashme me atë të manualit Aktiv të IT.

Nga diskutimet se si cdo SAI mund te kontribuojë në zhvillimin e mjeteve të tilla si mundësi që ofrohen nga teknologjia, ne morëm iniciativën të ndërtojmë një plugin që i shërben manualit aktiv që lidhet me zbatimin e rregullores së mbrojtjes së të dhënave ku zbatimi i saj është i detyrueshëm jo vetëm në vendet që janë anëtare të EU, por dhe në vendet ku punojnë shtetas europiane. Në fund të takimit u vlerësua fryma e bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse të grupit të punës si dhe kontributi i seicilit pasi i shërben rritjes së cilësisë së Auditimit të TI.