Mbështetje SAI-ve për përmiresimin e infrastrukturës etike

etikKLSH është pranuar në qershor të vitit 2013, anëtare e grupit Task Force të EUROSAI-it për “Auditimin dhe Etikën” (TFA&E).

Mandati i dhënë nga Bordi i EUROSAI-it grupit të TFA&E ka për qëllim kryesor të promovojë rëndësinë e sjelljes etike në Institucionet Supreme të Auditimit dhe në Institucionet publike.

Në këtë kuadër, KLSH ka përkthyer në gjuhën shqipe broshurën  "Mbeshtetje SAI-ve për përmirësimin e infrastrukturës etike", pjesa e parë.

 

Parathënie

Puna e ndërmarrë nga Institucionet Supreme të Auditimit ka për qëllim të forcojë besimin e palëve të interesit në qeverisjen e sektorit publik.
Për të siguruar këtë besim, pavarësia e SAI-it, etika dhe besueshmëria duhet të jenë jashtë çdo dyshimi, ashtu siç theksohet edhe në standardet ISSAI të INTOSAI. Për këtë arsye kërkohet vendosja e standardeve të larta etike për audituesit publikë.
Bordi drejtues EUROSAI ka krijuar Task Forcën e EUROSAI për Auditim dhe Etikën (TFA&E) si një instrument për të mbështetur SAI-et europianë në promovimin e rëndësisë së sjelljes etike, me qëllimin shkëmbimin e ndërsjellë të përvojave përkatëse.
Një nga dy aktivitetet kryesore të Task Forcës është të promovojë etikën brenda SAI-ve. Prandaj, qëllimi i parë i Planit të Punës së TFA&E për periudhën 2012-2014 është të kontribuojë për të rritur besimin e publikut tek SAI-et për zbatimin e ISSAI 30 (Kodi i Etikës).
Si hap të parë, TFA&E, në dhjetor 2012 nisi një anketim adresuar anëtarëve të EUROSAI, duke i kërkuar ofrimin e informacionit mbi disa çështje të lidhura me etikën. Ndër të tjera, SAI-et europianë u pyetën në lidhje me kodet e tyre etike dhe rregulloret, politikat e burimeve njerëzore, komisionet për çështjet e etikës, udhëzimet mbi etikën dhe trajnimet, dilemat praktike, si dhe mjetet e tyre të veprimit dhe vlerësimit.
32 SAI europiane, nga 50 anëtarë të EUROSAI ju përgjigjën anketimit, duke i siguruar TFA&E një informacion të pasur të përvojave dhe praktikave si dhe dokumentet përkatëse, të cilat Task Forca do ti analizojë, me qëllim krijimin e praktikave të mira në këtë fushë.
Ky punim ka për qëllim të reflektojë rezultatet kryesore të anketimit, që kanë të bëjnë me Etikën e SAI-ve, duke identifikuar tendencat kryesore, qasjet dhe pikat e forta, për të siguruar zbatimin e drejtë të kërkesave të etikës, duke theksuar mundësitë për të rritur sjelljet etike të SAI-ve dhe identifikimin e fushave që meritojnë zhvillim të mëtejshëm.