Mbahet në Bernë të Zvicrës takimin e grupit të punës së EUROSAI-t për ITSA dhe ITASA

07.03.2018

Mbahet në Bernë të Zvicrës takimin e grupit të punës së EUROSAI-t për Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, organizuar pranë Zyrës Federale e Auditimit të Zvicrës

Në datën 7 mars 2018, u mbajt në Bern të Zvicrës takimi i Grupit të Punës së EUROSAI-t për Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, organizuar pranë Zyrës Federale e Auditimit të Zvicrës.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga SAI-et e Çekisë, Polonisë, Zvicrës, Shqipërisë, Serbisë, Lituanisë, Gjykatës Europiane të Audituesve, të Gjykatës së Llogarive të Francës, Turqisë, Moldavisë. KLSH në këtë takim u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Manjola Naco dhe auditituesit, Znj. Lolita Baholli.

Pas fjalës së mirëseardhjes nga znj.Brigitte Christ, zv/kryetare e SAI-t të Zvicrës, u bë një përmbledhje e ndjekjes së veprimeve të miratuara në takimin e mëparshëm si dhe u qasën drejtimet kryesore të auditimit të IT në kohën e fundit.
Takimi vazhdoi me prezantimin e eksperiencave të ITSA (vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit) të zhvilluara gjatë vitit 2017, si dhe diskutimi u përqëndrua në domosdoshmërinë e shtrirjes së kësaj praktike edhe më gjerë, duke tentuar në bashëkpunimin e ekspertëve të SAI-ve pjesëmarrëse për mbulimin më të gjerë me këtë lloj auditimi.

Diskutimi u përqëndrua në realizimin e planit të veprimit të miratuar në takimin e Bernës të vitit 2017, në lidhje me Vetëvlerësimin e Auditimit IT (ITASA), si dhe në diskutimin e aktiviteteve që do të paraqiteshin për miratim në takimin e grupit të punës së EUROSAI-t në Lituani në fillim të muajit prill 2018.

Të pranishmit vlerësuan në diskutime tendencën e fundit të auditimit IT, fokusuar në data analitics, si domosdoshmëri në kushtet e rritjes së informacionit Big Data duke theksuar faktin se një praktikë e tillë duhet të mbështete me kapacitete njerëzore dhe mbështetje logjistike. U diskutuan qasjet e ndryshme lidhur me këtë lloj auditimi dhe praktikat më të mira të mundshme për ta sjellë këtë lloj auditimi në një nivel të lartë dhe duke garantuar eficencën e misioneve audituese. Sfidat janë të mëdha por përkushtimi i SAI në këtë drejtim do jetë edhe më i madh.
U diskutuan ide të reja për projekte në kuadër të Grupit të Punës të Auditimit IT dhe një përditësim të projekteve ekzistuese, veçanërisht ato të Auditimeve Paralele si dhe u krye planifikimi i zhvillimit të misioneve të reja për ITSA dhe ITASA.

Në përfundim, u dakordësua axhenda e takimit të grupit të punës së EUROSAI-t për Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, takim që do të mbahet në 11-13 Prill 2018 në Lituani.