Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës

manuali_1863Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës është dokumenti i dytë strategjik departamental pas Udhëzuesit tëINTOSAI-t botuar në Dhjetor 2012 dhe i treti në rrafsh institucional, pas Planit Strategjik të KLSH-së, publikuar në Korrik 2013. Gjenerimi i këtij suporti empirik reflekton disa aspekte strategjike dhe konkretisht:

1.Vizionin dhe filozofinë e strukturave drejtuese për një KLSH moderne, bashkëkohore, shkencore, këshilluese, aktivenë jetën sociale, ekonomike e mediatike të Shqipërisë.

2.Rolin dhe rëndësinë që auditimi i performancës ka në konsolidimin e këtij vizioni, të dokumentuara tashmë në Planin Strategjik Institucional 2013-2017, të projektuara me mençuri e largpamësi në Ligjin e ri për KLSH-në, nr. 154/2014, dt. 27.11.2014, dhe të nxjerra në pah e të theksuara vazhdimisht në marrëdhëniet mepalët vendase dhe të huaja të interesit.

3.Eksperiencën tashmë mbi 2-vjeçare të audituesve tanë në këtë lloj auditimi, si edhe trajnimet e workshop-et e shumta nëtë cilat ata kanë marrë pjesë.

4.Rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të këtij llojauditimi, për të akumuluar dije e njohuri, asistuar agjencitë publike, rritur vlerën e parave të taksapaguesve dhe ndihmuar Kuvendin për një vendim-marrje të shëndetshme dhe transparente.