Kuvendi zgjodhi kreun e ri të KLSH-së, z.Arben Shehu

02.07.2020

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare në datën 2 korrik 2020 dhe zgjodhi kreun e ri i KLSH-së, z. Arben Shehu.

Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11.498, datë 04.06.2020, “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit” u miratua me  108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Zoti Arben Shehu, gjatë seancës së djeshme parlamentare bëri dhe betiminin  në Kuvendin e Shqipërisë.

kuvendi seanca bshehu