Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

12.06.2014

a. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Në përmbajtje plotëson këto kërkesa bazë :

Autoritetin dhe funksionin e KLSH-s , si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqiperisë, i cili në veprimtarinë e tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

Mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të KLSH-s , i cili zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës dhe qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejte rizgjedhjeje (neni 162).

Objektin e veprimtarisë kontrolluese , i cili ka në themel veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridike shtetërore; përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor; veprimtarinë ekonomike të personave juridike, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tjera garantohen nga shteti (neni 163).

Mënyrën e raportimit dhe marrëdhëniet me Kuvendin , sipas të cilës Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin për zbatimin e buxhetit të shtetit dhe mendimin e tij për raportin e Këshillit të Ministrave per shpenzimet e vitit te kaluar financiar, para se ky te miratohet nga Kuvendi. Kuvendit i dërgohen edhe informacione për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohen nga Kuvendi. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij (neni 164).

Marrëdhëniet me Qeverinë gjejnë shprehje në të drejtën që i jepet Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili mund të ftohet të marrë pjesë dhe të flasë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, kur shqyrtohen çështje që lidhen me funksionet e tij (neni 165/1).

Mbrojtja ligjore e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit , imuniteti i të cilit barazohet me imunitetin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë (neni 165/2).