Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj takon artistët vlonjatë Kristaq Skrame dhe Zini Veshi

08.04.2017

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj, zhvilloi një takim miqësor me dy artistë nga Vlora, por me përmasa kombëtare, piktorin Zini Veshi dhe aktorin Kristaq Skrame, ky i fundit për shumë vite, drejtor i Teatrit Kombëtar.

I larguar prej më shumë se dy dekadash në Amerikë, piktori i figurës njerëzore Zini Veshi erdhi në Galerinë Kombëtare të Arteve me një ekspozitë personale “Përtej të figurshmes”. Publiku gjen aty artin e krijuar prej tij mes viteve 1986-1990 si dhe atë të tri viteve të fundit.

Si një koleksionist i njohur i punimeve të piktorëve shqiptarë, kryesisht vlonjat, zoti Leskaj, ka vlerësuar  punën e piktorit Veshi, në vaj, kanavacë e grafika, ku ndihet shtresëzimi, duke i dhënë dramës ritmin, ndërsa e bën veprën më të prekshme dhe më të ndjeshme.