Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, takim me ambasadorin Riza Poda

04.04.2016

Në datën 4 prill 2016, Zoti Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit,  zhvilloi një takim me ambasadorin shqiptar në Çeki, Zotin Riza Poda.

Takimi u mbajt në zyrën e kreut të KLSH, ku në fokus të takimit ishin forcimi i bashkëpunimit ndërmjet SAI-ve të Shqipërisë dhe të Republikës Çeke dhe roli i Zotit Poda në fushën e diplomacisë.

Prej vitit 2014, ai është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Çeki dhe gjatë karrierës si diplomat ka dhënë kontribut në arritjen e një sërë marrëveshjesh me shtetet e tjera, sidomos me Greqinë, ku ka shërbyer si Konsull.

Zoti Leskaj vlerësoi lart rolin e ambasadorit, ne forcimin e marredhenieve diplomatike midis dy shteteve.

Në mars të këtij viti KLSH arriti një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Supreme të Auditit në Çeki, e cila do të japë asistencën e saj në rritjen e performancës së auditimeve në vendin tonë. 

Zoti Leskaj i cilësoi shumë të mira marrëdhëniet me SAI-n Çek, teksa shtoi se në këtë aspekt, rol të rëndësishëm ka dhe ambasadori Poda.