Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

fotocvbleskaj

BUJAR LESKAJ
Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Të dhëna personale

Emri

Bujar

Atësia

Farudin

Mbiemri

Leskaj

Datëlindja

3 Korrik 1966

Vendlindja

Vlorë

Gjendja civile

I martuar, me katër fëmijë.

Edukimi

1984

Shkolla e Mesme Industriale “Pavarësia”, Vlorë

1990

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti Gjeologji – Miniera. Diplomimi si Inxhinier Nafte

1998

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë. Diplomimi si Financier

2002

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Diplomimi si Jurist

2003

Universiteti i Nebraskës – Lincoln SHBA – Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim Publik

2004

Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli “Avokat”

2005

Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat Publike

2006

Fakulteti i Ekonomisë, Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare – Master në Financë

2009

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë – Dizertacion me temë “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri”

Tituj, Vlerësime dhe Grada Shkencore

2004

Titulli “Avokat”, akorduar nga Dhoma Kombëtare e Avokatëve të Shqipërisë

2006

Grada shkencore “Master në Financë”

2009

Grada shkencore “Doktor i Shkencave Ekonomike”

2015

Medalje “Për Merita te Veçanta Civile”, akorduar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, maj 2015

2017

Urdhëri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me Dekret nr. 10445 dt. 12/06/2017, me motivacionin “ Në vlerësim të lartë shtetëror të angazhimit dhe përkushtimit të tij si drejtues për fuqizimin institucional të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe modernizimin e auditimit të jashtëm publik në Shqipëri në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, në lidhje me përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë; si dhe për kontributin e veçantë si përçues i vlerave njerëzore dhe evidentues e promovues pasionant i traditave më të mira kulturore e patriotike shqiptare”.

2017 dekorimibleskaj

Urdhëri i Meritës“Kalorësi i Kryqit”, akorduar nga Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, për merita të spikatura si mik i Polonisë, ambasador dhe promovues i kulturës polake në Shqipëri, në cilësinë më parë të Ministrit të Kulturës dhe tani si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Karriera profesionale

23 dhjetor 2011 - në vazhdim

Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Shtator 2009 – Dhjetor 2011

Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë,

2009-2011

Drejtues i Institutit të Studimeve Politike "Ismail Qemal Vlora"

2000-2005

Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Financës

1997(prill-gusht)

Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

tetor 1993- gusht 1997

Punonjës dhe Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë

Karriera politike

2005-2009

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Përfaqësues i qytetit të Vlorës

Shtator 2005 – Mars 2007

Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit

2007-2009

Anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s;

2007-2009

Anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë

Gjuhë të huaja

Anglisht

Botime

“Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”, Tiranë 2009

“Brenda dhe jashtë...Parlamentit(maj 2007-2009)”, Tiranë 2009

“Senjorazhi”, Punim i Doktoraturës Shkencore, Tiranë 2009

“Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh), bashkautor me Dr. Adriatik Kotorri, Tiranë 2011

“Leksione në Financë (Pjesa I)”, Tiranë 2011,

“Muzat e Qëndresës (Nëpër libra të kryqëzuar)”, Tiranë 2011

“Leksione në Financë (Pjesa II)”, Tiranë 2012

“Hyrje në Inxhinierinë Financiare”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2015

“Inxhinieri Financiare Stokastike”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2015

“Optimizimi”, bashkautor me Prof. Dr. Skënder Osmani, Tiranë 2017.

Bashkautor i draft-ligjit organik të KLSH Nr. 154/2014 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 nëntor 2014.

Ideator dhe drejtues i përgatitjes dhe botimit të librave të kolanës “Botime KLSH”, e cila përmbledh 86 tituj për periudhën 2012-2017, si dhe autor dhe bashkautor i shumë botimeve KLSH, ndër të cilat:

- “4 Vjet auditim i jashtem publik 2012-2015”

- "Historiku i Kontrollit të Lartë të Shtetit 1925-2012"

- "Udhëzues i Auditimit të Performancës", 2012

- "Manuali i Auditimit të Performancës", 2013

- “90 Vjet KLSH”, 2015

- "Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës", 2015

- “Indikatorë të Performancës”, 2015

- "Auditimet e Performancës në KLSH", 2016

- “Dokumente të Këshillit Kontrollues 1925-1939”, 2017

- “40 Vjet Deklarata e Limës”, 2017

- “Korniza e Matjes së Performancës së SAI-ve”, 2017

Kryetar i Bordit të Revistës Shkencore të KLSH-së, "Auditimi Publik", revistë katërmujore që publikohet në gjuhët shqip dhe anglisht. Numri i parë i saj ka dalë në maj 2012. Revista deri tani numëron 17 edicione të saj.