Kryetari i KLSH zoti Leskaj priti ne zyrën e tij Mjeshtrin e Sportit Shqiptar z. Perlat Musta

31.03.2017

Në datë 31 mars 2017 Kryetari i KLSH, z.Bujar Leskaj zhvilloi një takim me Mjeshtrin e Sportit Shqiptar zotin Perlat Musta. Zoti Musta, ka mbaruar Akademinë e Sporteve, që askohohe ishte pranë Shkollës e Bashkuar, e cila ishte fidanishte talentesh, jo vetëm për futbollistët.

perlat_copy_1

Musta ka shërbyer për ngjyrat e Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare për më shumë se dy dekada dhe do të mbetet  superportieri i Partizanit. I takon një brezi të tërë futbollistësh, që sakrifikuan shumë dhe bënë që emri i Shqipërisë të dëgjohej në arenën ndërkombëtare edhe me cilësi loje.

Në fillim si një futbollist i madh e me pas si një trajner zoti Musta është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Merituar Sporti”