Kryetari i KLSH zhvilloi një takim me zotin Mathieu Aref (Arif Mati)

23.03.2017

Në datën 23 mars 2017, Kryetari i KLSH priti ne zyrën e tij në një takim z.Mathieu Aref. Në ketë takim zoti Aref shoqërohej nga publicisti i njohur z. Ndriçim Kulla.

Zoti Mathieu Aref është albanologu qe vërteton lidhjen e shqiptarëve me pellazgët. Për librin e tij, përkthyer në shqip “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolës ka qenë e nxehtë dhe entuziaste.

Deri më sot, veçanërisht në Francë dhe përgjithësisht në Perëndim, për këtë vepër nuk ka pasur as më të voglën kundërthënie apo kundërshtim zyrtar. “Në fakt, në perëndim, nuk jemi mësuar të kundërshtojmë një tezë pa dhënë “provën e të kundërtës”- thekson z.Aref. Lidhur me këtë vepër, z.Aref vijon se, nuk duhet që të neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhësore të lëna nga pushtimet e një pjese të Azisë nga ushtria e Aleksandërit të Madh, ku pjesa më madhe e ushtrisë ishte e origjinës pellazge (Pernianët, Ilirët, Arianët, Maqedonas, Trakas, etj.) 

arifi1

arifi2

Në këtë libër, zoti Aref zbulon lidhjen mes pellazgëve dhe shqiptarëve të sotëm, e cila ka çuar në debate me albanologët shqiptarë apo edhe me linguistët. Ja se si shprehet vetë autori në prononcimin për studimin e tij, “Për sa i përket tezës sime mbi pellazgët, u desh që të vija në Shqipëri, ku studimet mbi pellazgët kanë qenë të pakta e më pak të rëndësishme sesa në vendet e tjera, për të kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumente e pa prova bindëse) të një pakice kokëngjeshur të universitarëve shqiptarë. Megjithatë, kam takuar një numër të caktuar universitarësh të ndershëm, objektivë, të përgatitur e me një këndvështrim të gjerë, që e kanë përqafuar plotësisht tezën time”.

arifi3

Zotit Aref i është akorduar titulli “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani me motivacionin: “Në vlerësim të punës së tij të palodhur, përmes botimeve shkencore në fushën e studimeve historike, si dhe për kontributin e shquar, të dhënë për nxjerrjen në pah dhe bërjen të njohur të fakteve mbi historinë e gjuhës shqipe në kohë të ndryshme për kombin tonë”