Kryetari i KLSH z. Leskaj takon në zyrën e tij Profesor Bajram Lapin

30.01.2018

Në datën 30 janar 2018,  Kryetari i KLSH, zoti Leskaj priti në zyrën e tij Profesorin, studiuesin, specialistin e këngës popullore dhe të polifonisë z. Bajram Lapi. Profesor Lapi prej dekadash ka studiuar rregullisht polifonine labe e toske.

Polifonia shqiptare lindi dhe u zhvillua në në një  truall të veçantë, u ushqye në shekuj nga një traditë e shëndoshë vendore duke fituar kështu tipare të spikatura origjinale.
 
llapiKënga polifonike është transmetuar brez pas brezi nga këngëtarë potentë që kanë lënë gjurmë dhe që kujtohen me respekt ndër breza. Sot kjo mrekulli e popullit tonë, ky art i rrallë është marrë në mbrojtje të UNESKO-s, si trashëgimi popullore me vlera të rralla.

Lidhur me polifoninë labe zoti Lapi  u shpreh se  kohëlindja, mosha e polifonisë labe, sikurse e gjithë polifonisë  shqiptare, në kushtet e mungesës së dokumenteve historike, paraqitet mjaft e ndërlikuar.

Zoti Leskaj duke falënderuar zotin Lapi për këtë takim miqësor vlerësoi figurën e tij lidhur me kontributin e dhëne për polifoninë. Zoti Leskaj u shpreh se “ai e ka ndjerë si nevojë personale evidentimin dhe nxjerrjen në pah të këtij arti popullor, atë që ai e quan ushqim i shpirtit”.

Profesor Bajram Lapi është dhe Kryetar i shoqatës “Shtëpia e polifonisë”.

 

Në këtë takim Profesor Bajram Lapi  u shoqërua nga gazetari  i RTSH z. Artan Xhaferri.