Kryetari i KLSH-së, z.Leskaj zhvilloi një takim me z .Reshat Kripa

15.10.2017

Në datën 15 nëntor 2016, Kryetari i KLSH-së, zoti Leskaj priti në zyrën e tij z. Reshat Kripa, kryetar i Degës së “Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë” për Tiranën një nga shumë të përndjekurit politikë nga regjimi komunist, i arrestuar prej regjimit që në moshën 15 vjeçare, kur ishte në vitin e parë të gjimnazit.

Zoti Reshat Kripa vlerësoi faktin që Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, ka treguar gjithmonë respekt, mirënjohje e kujdes për të përndjekurit politikë të regjimit komunist, si një shtresë e përndjekur dhe e vuajtur për shkak të idealeve të pastra demokratike.

Zoti Leskaj e zoti Kripa, biseduan rreth integrimit të kësaj shtrese në shoqërinë shqiptare, rolin e shoqatës së të përndjekurve politikë të krijuar në 28 prill 1991, kujtime nga jeta e vështirë në diktaturë si edhe për krijimtarinë letrare të zotit Kripa.

Zoti Kripa është autor i disa librave, ka botuar 4 romane, një libër me tregime, një me poezi, një libër me kujtime të rinisë dhe një monodramë.