Kryetari i KLSH-së viziton Kullën e Boletinëve në Mitrovicë

10.07.2015

Në datën 9 korrik Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shetit, z. Bujar Leskaj,  vizitoi dhe vendosi një kurorë me lule në Varrin Monumental të Isa Boletinit një nga figurat më të shquara të luftrave për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Ai gjithashtu vizitoi Muzeun në  kullën e famshme të Boletinëve, një fortesë e vërtetë, simbol i rezistencës shqiptare dhe fisit të boletinëve  kundër pushtuesit sërb.

Zoti Bujar Lesakaj në këtë vizitë shoqërohej nga skulptori Luan Mulliqi realizuesi i shtatores madhështore të Ismaili Qemalit, vendosur në një nga sheshet më të bukura të Prishtinës në 23 maj të këtij viti. Në Kullën e Boletinëvë ai u prit nga stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, një nga pinjollët e drejtpërdrejtë të familjes së heroit, i biri Faik Boletinit, nipi i djalit të pestë nga katërmbëdhjetë fëmijët, nga të cilët pesë vajza, që pati Isa Boletini.

img_5631 img_5636
img_5647 img_5661

Vizita dhe homazhi në varrin e Isa Boletinit dhe kullën e Boletinëve, lidhet me njohjen dhe respektin ndaj historisë dhe luftrave të pashembullta të popullit shqiptar për liri e pavarësi, që u kurorëzuan me ngritjen e Flamurit në Vlorë, nga Ismail Qemal Vlora dhe shpalljen e Pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1912.

Vizita u krye në kohën e lirë, gjatë pjesëmarrjes së një grupi audituesish të KLSH-së në Konferencën e 7-të,  Vjetore të ZAP-it që u zhvillua në Prishtinë, në datat 9 dhe 10 korrik.