Kryetari i KLSH-së takon një grup gazetaresh nga qyteti i Vlorës

20.03.2015

 

20.03.2015

bujar leskaj gazNë datën 20 mars 2015, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zhvilloi një takim miqësor me gazetarët e qytetit të Vlorës. 

 Zoti Leskaj, uroi fillimisht  për rezultatet profesionale në punën këmbëngulëse dhe  vlerësoi rolin e tyre për përçimin e fjalës së lirë  dhe duke lënë kështu gjurmë pozitive në punën e tyre për qytetin e Vlorës.

Gjithashtu z. Leskaj theksoi se aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit, dhe si i tillë institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhe  në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe një nga misionet kryesore të Kontrollit të Lartë të Shtetit që është informimi i publikut dhe sfida më e madhe në vazhdim është konvertimi i KLSH në një burim të rregullt informacioni me interes për shoqërinë.