Kryetari i KLSH-së takon në zyrën e tij artistin Bujar Kapexhiu

19.12.2015

 

Në datën 18 dhjetor 2015, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj takoi në ambientet e institucionit, regjizorin, karikaturistin, piktorin dhe aktorin Bujar Kapexhiu.

kapaxhiu1

Zoti Kapexhiu ka filluar punë më 1968 si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të "shfaqjeve liberale dhe moderniste" në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapo ngritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios "Shqipëria e re".

Një prej filmave të tij "Zhgarravinat" (1977), ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll, Turqi, 1979 ; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984.

Artisti Bujar Kapexhiu deri në vitin 1985 ka xhiruar  rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor.