Kryetari i KLSH –së priti në zyrën e tij grupin e polifonisë Shqiptare “Bejke Bardhë Pilur”.

28.01.2016

 

Me date 28 janar 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Bujar Leskaj priti në zyrën e tij grupin polifonik “Bejke Bardhë Pilur”. Ky grup polifonik është një vazhdimësi e grupit të njohur të Pilurit të këngës polifonike. Në repertorin e ri të këtij grupi janë rreth 50 kënge të reja të traditës. Drejtues i grupit z. Kristo Çipa është dhe autori i teksteve të këngëve. Grupi ka në përbërje dhe artistë dhe zëra të shquar si znj.Eleni Merkuri, znj.Valentina Gërdhuqi, z. Zahulla Koka, z. Dhimitraq Bala etj .

grupi

Në emër të grupit, zoti Çipa falënderoi zotin Leskaj për mbështetjen që në vijimësi u ka dhëne  grupeve të ndryshme  polifonike në këto vite dhe veçanërisht kontributin në fushën e trashëgimisë kulturore, kur drejtonte Ministrinë e Kulturës 10 vjet më parë.

grupi2

Kryetari i KLSH, nga ana e tij theksoi vlerat e pamohueshme të grupit “Bejke Bardhë Pilur” në mbajtjen gjallë të traditës unikale të këngës polifonike labe.

Grupi i polifonisë  përshëndeti dhe ceremoninë e zhvilluar sot në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës me rastin e 80 vjetorit të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.