Kryetari i KLSH-së, pret në zyrën e tij z.Demir Pojani

13.06.2016

 

pojani_2716_0

Në datë 11 qershor,  Kryetari i KLSH-së zoti Leskaj priti në zyrën e tij në një takim miqësor një nga ish të përndjekurit politik, z. Demir Pojani. Zoti Pojani ka qenë një ndër drejtuesit kryesorë të Revoltës së Spaçit. Tregimet e tij janë të forta, prekëse dhe gati të pa pabesueshme.

Gjatë bisedës, kur dëgjon tregimet e jetës së zotit Pojani impresionohesh nga  vuajtjet dhe përballjet e egra me shtetin. Zoti  Pojani  ishte i dënuar me 25 vite burg, nga të cilat bëri 21vite, duke u liruar në mesin e vitit 1991.

 Zoti Leskaj vlerësoi rezistencën e të gjithë të burgosurve, që vuajtën persekutimin në Burgun e Spaçit si dhe kurajon e trimërinë e të gjithë atyre, që me dinjitet të lartë njerëzor ngritën krye, duke theksuar se revolta e tyre do të mbetet gjithmonë simboli i spikatur i anti-komunizmit në Shqipëri, i rezistencës ndaj shtypjes, ndaj krimit shtetëror, i mbrojtjes së dinjitetit të njeriut  dhe aspiratave të një kombi për liri.

Në takim mori pjesë edhe z. Mirosh Bogdo, auditues i lartë në KLSH.