Kryetari i KLSH-së merr pjesë në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve të vendeve të Bashkimit Europian

Në datat 27-28 qershor  2019 u zhvillua në Varshavë, Poloni  takimi i Komitetit të Kontaktit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të BE-së. Takimi u organizua nga Gjykata Evropiane e Audituesve dhe Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë.  Ky aktivitet i organizuar në Varshavë vjen në vazhdën e aktiviteteve për kremtimin e  100 vjetorit të krijimit të NIK-ut Polak. 

Në këtë takim morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të 28 vendeve anëtare të BE-së dhe të SAI-ve të vendeve kandidate dhe para kandidate, Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, z.Klaus-Heiner Lehner, anëtarë të kësaj Gjykate,  anëtarë të Parlamentit Europian, Ministri i Çështjeve të Teknologjisë së Informacionit të Polonisë, përfaqësues të Komisionit Evropian, DG CNET, si edhe përfaqësues të SIGMA-s. KLSH në këtë takim u  përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, Zv. Kryetari, znj. Lindita Milo dhe Specialiste në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Alma Shehu.

Sfidat dhe mundësitë e institucioneve supreme të auditimit në Europën dixhitale kanë qenë tema kryesore e diskutimit në takimin e Komitetit të Kontaktit të SAI-ve të vendeve të Bashkimit Europian, në të cilin ekspertë të fushës dhe drejtues të SAI-eve paraqitën eksperiencat për rolin e rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm të SAI-eve në këtë proces.

Zhvillimet e teknologjisë së informacionit gjithjë e më tepër kanë parashtruar sfida të vazhdueshme  për SAI-et për zhvillimin e kapaciteteve dhe metodologjitve të domosdoshme për të realizuar auditime cilësore të këtij aspekti me impakt në shërbimet që qeveritë ju ofrojnë qytetarëve.

njoftim 1

Burimi: Faqja zyrtare e internetit e NIK, www.nik.gov.pl

Epoka e re e zhvimimeve të shpejta të teknologjisë së informacionit është tashmë promotore e shumë zhvillimeve social –ekonomik në vende të ndryshme në Evropë e më gjerë. Qeveritë e këtyre vendeve gjenden para sfidave që paraqet përdorimi në çdo fushë i teknologjisë së informacionit, adresimi i të cilave uli në një trzezë të përbashkët anëtar të parlamentit Europian si politikë bërës dhe përfaqësues të institucioneve supreme të auditimit si mbikëqyrës të mirëqeverisjes. Ashtu siç nënvizoi anëtari i parlamentit Evropian, z. Michal Boni “Axhenda e dixhitalizimit të Evropës, e cila ka në fokus qeverisjen  e mençur (smart govenance) që synon thjeshtëzimin e shërbimeve publike, dixhitalizimin e shërbimeve publike dhe aksesin publik të  informacionit nëpërmjet TI dhe nëpërmjet implementimit të sukseshëm të saj, kërkon të arrijë rritjen e qenësishme të cilësisë së demokracisë dhe performancë të suksesshme të politikave për zhvillimin e qenësishëm të vendeve anëtare”.

Lidhur me sfidat me të cilat përballen institucionet e auditimit kur ato auditojnë procese të ndryshme të shërbimeve publike të dixhitalituara, përfaqësuesja e Komisionit Evropian, DG CNECT, znj. Nikowska dhe Audituesin e Përgjithshëm të  Finlandës, znj. Tytti Yli-Viikari theksuan se këto institucione duhet të jenë të vetëdijshme për risqet që lidhen me sigurinë, mjetet dhe metodologjitë e përdorura, njohuritë që kanë stafet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe vizioni që ato kanë për mikqyrjen e politikave qeveritare në fushën e e-governance. Për këtë SAI-et duhet të fokusohen në sigurimin cilësor të resurseve teknologjike dhe njerëzore, rritjen e kapaciteteve të stafit dhe zhvillimin e metodologjive të suksesshme të teknikave të auditimit. 

Pjesë e axhendës së aktivitetit ishte edhe raportimi i grupeve të ndryshme të punës së EUROSAI-t lidhur me  praktikat e mira gjatë kryerjes së auditimeve të koordinuara dhe paralele, ndër të cilat mund të përmenden auditimi për cilësinë e ajrit, pjesë e të cilit ka qenë dhe KLSH dhe auditimi  me temë se si të menaxhohet  infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sektorin publik.

njoftim 2 
Takimi me Presidentin e Republikës së Polonisë, SH.T.Z Andrzej Duda
Burimi: Faqja zyrtare e internetit
e NIK,
www.nik.gov.pl

Gjatë zhvillimit të këtij aktivitetit drejtuesit e SAI-eve pjesmarrëse u pritën nga Presidenti i Republikës së Polonisë, SH.T.Z Andrzej Duda, i cili shprehu vlerësimin për rolin dhe kontributin e institucione supreme të auditimit në konsolidimin e eficiencës dhe efektivitetit në një fushë kaq të rëndësishme siç është dixhitalizimi i qeverisjes, e cila duhet të synojë jo vetëm përfaqësimin por edhe përfshirjen e qytetarëve në procese të ndryshme të qeverisjes dixhitale.  Presidenti Duda tha se Zyra Supreme e Auditimit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e Polonisë si një shtet që bazohet në të njëjtat standarde mbi të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë shtetet demokratike të Evropës Perëndimore.

njoftim 4

Në dy ditët e takimit të Komitetit të Kontaktit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve të BE-së, Kryetari i KLSH-së zhvilloi takime pune me Presidentin e  SAI-t Polak, z. Kwiatkowski, Presidentin e SAI-t të Portugalisë, z. Caldeira, Audituesin e Përgjithshëm të  Finlandës, znj. Tytti Yli-Viikari,  Presidentin e SAI-t të Çekise, z. Kala, Presidentin e SAI-t të Rumanisë, z. Busuioc, Audituesin e Përgjithshëm të Qipros, z. Michaelides, Presidentin e SAI-t të Malit të Zi, z. Dabović, Anëtarin e Gjykatës Evropiane të Audituesve, z. Wojciechowski,  Zv. Presidentin e NIK-ut polak, z. Kutyla dhe Zv. Auditorin e Përgjthëshëm të Republikës së Maqedonisë  së Veriut, z. Ademi. 

Në vijim të marrëdhnieve të shkëlqyera të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave,  gjatë muajit gusht Kryetari i KLSH-së, z. Leskaj do të presë në një vizitë zyrtare Presidentin e Zyrës Kombëtare të  Auditimit të Polonisë, z. Kwiatkowski dhe Presidentin e SAI-t të Rumanisë, z. Busuioc.

pdfProgrami i aktivitetit