Kryetari i KLSH-së merr pjesë në Konferencën e 11-të vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës

15.10.2019

Në datat 14-15 tetor 2019, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (ZKA) organizoi në Strugë Konferencën e 11-të vjetore të saj me temë : “Rritja e ndikimit të auditimit në përmirësimin e qeverisjes në sektorin publik”.

Në këtë konferencë morën pjesë SAI-t e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Suedisë, Malit të Zi  dhe Gjykata Turke e Llogarive. KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari i KLSH-se, z.Leskaj dhe nga z.Bashkim Arizaj, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qëndrore; z.Bexhet Zeqiri, Kryeauditues, Drejtoria e zbatimit të Standarteve dhe Kontrollit të Cilësisë; z.Aldo Kume dhe z.Altin Tafilaj, auditues.

Konferenca u organizua në dy panele dhe në panelin e parë u trajtua tema “Rritja e ndikimit të auditimit në përmirësimin e qeverisjes në sektorin publik”. Fjalën përshëndetëse në këtë Konferencë e mbajti z.Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i ZKA-së. Ky panel u drejtua nga z.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së; z. Dag Levin Sparr, Këshilltar i Lartë dhe Zyrtar Ndërlidhës për BE-në, Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë; zj. Tanja Tanevska, Drejtore e Departamentit, Zyra Shtetërore e Auditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe z. Haci Ömer Köse, Drejtor i Departamentit të Auditimit, Gjykata Turke e Llogarive.

Kumtesën e parë e mbajti z.Bujar Leskaj, Kryetar i KLSH-së, i cili e hapi fjalën e tij me urimet për anëtarësimin e ZKA-së në INTOSAI : “Është nder dhe privilegj i veçante te marrë pjesë ne Konferencën e 11-të vjetore te Zyrës Kombëtare te Auditimit te Kosovës (ZKAK).

struga1

Ky aktivitet vjen menjëherë pas 24 shtatorit 2019, date kur Bordi Drejtues i INTOSAI-t miratoi ne Kongresin e tij INCOSAI XXIII ne Moske, me shumicë dërrmuese votash anëtarësimin e   institucionit më të lartë të auditimit publik të Kosovës, Zyrës Kombëtare të Auditimit në INTOSAI, në organizatën botërore të institucioneve supreme të auditimit. Anëtarësimi me të drejta të plota i ZKAK, i cili bëhet efektiv më 1 janar 2020, përbën pa dyshim jo vetëm suksesin më të madh në historinë e auditimit të jashtëm publik të Shtetit të Kosovës, por edhe një arritje në rrugëtimin për njohjen e institucioneve të Kosovës nga partnerët ndërkombëtarë”.

Auditori i Përgjithshëm i ZKA-së, z.Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin që ka dhënë KLSH dhe veçanërisht Kryetari, z.Bujar Leskaj në anëtarësimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në INTOSAI.

struga2

Më pas Kryetari Leskaj u përqendrua në punën e KLSH-së ne rritjen e ndikimit të auditimit në përmirësimin e qeverisjes publike. Kjo rritje ka përberë një nga tre objektivat kryesore te Strategjisë se Zhvillimit të KLSH 2018-2022, Qëllimi Strategjik 1 “Rritja e Impaktit të punës audituese me fokus në 6E-të”.  KLSH e ka parë realizimin e këtij qëllimi nëpërmjet ofrimit të produkteve cilësore të auditimit, duke gërshetuar gjetjet dhe rekomandimet nga auditimet financiare, të rregullshmërisë dhe përputhshmërisë, me këshillat dhe sugjerimet e përmbajtura ne auditimet e performancës.  Gjate vitit 2018, KLSH ka kryer 29 auditime financiare, 52 auditime rregullshmerie, 42 auditime përputhshmërie dhe 18 auditime performance, duke synuar me rekomandimet dhe këshillimet tona që KLSH të bëhet nxitës i ndryshimeve pozitive ne administratën publike.

Duke e konsideruar veten si institucion shërbestar i qytetarëve dhe si agjent kryesor i Kuvendit për të garantuar mirëqeverisjen, KLSH ka dhënë rekomandime, të cilat mund të ndryshonin kulturën menaxheriale, sidomos në segmentet më fundore të organeve qeverisëse, duke u përpjekur qe zbatimi i tyre te sillte cilësi më të larte në shërbimin e qytetarëve.

Zoti Leskaj vijoi diskutimin e tij duke u fokusuar tek Udhëheqja nëpërmjet shembullit, e cila ka si parakusht te përpiqesh te jesh një organizate model sepse ne jemi të  vetëdijshëm se mund te ndikojmë ne përmirësimin e qeverisjes, duke udhëhequr nëpërmjet shembullit institucional; tek  Zhvillimi i Metodologjisë; në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore; zhvillimin profesional; rritjen e kapaciteteve të audituesve ne auditimet financiare dhe ne përdorimin e teknologjisë së informacionit në mbështetje të aktivitetit auditues; tek transparenca dhe komunikimi i institucionit me palët e interesit dhe veçanërisht komunikimi me Parlamentin e Shqipërisë, si partnerin me efektiv për te mundësuar zbatimin ne praktike te rekomandimeve nga auditimet.

Zoti Leskaj e mbylli diskutimin e tij duke duke iu referuar ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve –të sjellësh ndryshimin në jetën e qytetarëve” : “...gjykoj se ne si KLSH, ne bashkëpunim te ngushte me ZKA e Kosovës, jemi ne një rruge te përbashkët për forcimin e kapaciteteve tona audituese. Duke i uruar Konferencës punime te mbara, shpreh bindjen e plote se, edhe nëpërmjet konsolidimit te praktikes se auditimeve te përbashkëta dhe paralele me ZKA-ne e Kosovës, do te vijojmë te punojmë fort, ne përmirësim te qeverisjes publike te dy vendeve tona dhe ne përfitim te drejtpërdrejtë të qytetareve të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Paneli i dytë u përqendrua në temën, “ Sfidat në zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe rëndësia e komunikimit efektiv me palët e interesit” dhe kumtesat kryesore u mbajtën nga : z. Peter Welling, Shef i Sektorit të Qeverisjes dhe Demokratizimit në OSBE - Misioni në Kosovë; z. Ilir Salihu – Zëvendësauditor i Përgjithshëm i  ZKA-së; z. Visar Prebreza, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN; z. Ahmet Ismaili, Drejtor i Thesarit të Republikës së Kosovës; znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal; z. Driton Selmanaj, ish-kryetar, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe znj. Safete Hadergjonaj, ish-nënkryetare, Komisioni për Buxhet dhe Financa.

strug3

Kumtesat e të dy paneleve u ndoqën me interes nga pjesëmarrësit dhe pati shumë diskutime.