Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj takohet me aktorin e mirënjohur Albert Verria

28.02.2013

 

veriaNë datën 28 shkurt 2013 në zyrën e tij, Kryetari i KLSH-së zoti  Bujar Leskaj takoi aktorin e njohur të skenës teatrale dhe të filmave shqiptarë z. Albert Verria.

Gjatë takimit aktori vlerësoi mbështetjen që z. Leskaj i kishte dhëne në vijimësi artit dhe artisteve shqiptare.

Z. Leskaj, nga ana e tij, tha se ndihej i nderuar që takohej me një nga aktorët më të talentuar dhe gjeni krijues jo vetëm të Vlorës e të Shqipërisë, por të mbarë kombit shqiptar, jeta dhe vepra e të cilit duhet të frymëzojnë të gjitha gjeneratat  e reja të vendit tonë, që aspirojnë për karrierën artistike.

Albert Verria, aktori që ka zënë vend nderi në artin shqiptar, ka sjellë për publikun me dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesë.

Në rolet e tij ai gjithmonë ka punuar me përkushtim dhe pasion, edhe pse vështirësitë nuk kanë qenë të pakta.