Kryetari i KLSH pret në zyrën e tij Prof.Dr.Luftulla Peza

21.03.2016

 

Në datën 20 mars 2016 Kryetari i KLSH, zoti Leskaj priti në zyrën e tij Prof .Dr. Luftulla Peza. Profesor Luftulla Peza është një nga profesorët e njohur në fushën e gjeologjisë dhe të  minierave. Gjithashtu, njihet si studiues i gjuhës dhe i qytetërimit pellazg dhe një nga themeluesit e Qendrës për  Studime Pellazgjike. Nga viti 1994 e deri ne vitin 2002, Prof. Peza ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjeologjisë, Akademia e Shkencave, në Pragë, Çeki, ndërsa nga viti 2002 e deri me sot merret me Studimin e Qytetërimit Pellazg dhe gjuhës pellazge/shqipe.

peza1

Puna e Prof. Pezës në Institutin e Gjeologjisë së Akademisë së Shkencave të Republikës Çeke, është vlerësuar si shumë e mirë dhe me cilësi të lartë.

Për merita të veçanta në shkencë,  në vitin 2001 ai nderohet me medaljen “2000 Outstanding Scientists of the 20th Century”/“2000 SHKENCËTARËT E SHQUAR TË SHEKULLIT  XX”  nga International Biographic Centre,  Kembrixh, Angli.

Tani, prej më shumë se 20 vitesh merret me studimin e Qytetërimit Pellazg, më i vjetri por edhe më i harruari në botë. Ka botuar, se bashku me bashkëshorten Liljana Peza, shumë studime dhe referate në këtë fushë si dhe librin “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, 2009, ribotim i përmirësuar 2013, ku sillen disa të reja të rëndësishme për kulturën e popullit tonë. Në të vërtetohet se gjuha pellazge/shqipe është shkruar më herët se të gjitha gjuhët europiane, gjatë mijëvjeçarit 6 p.e.s., në kulturën e Vinkës. Iliada e Homerit fillon me fjalët pellazge/shqipe:”Ili” (ylli), “as”(asht) dhe  “menin”. Gjuha pellazge është më e vjetra në Europë, duke vazhduar sot me gjuhën shqipe. Aktualisht Prof. Peza po punon për monografinë  “Gjuhët e lashta të Anadollit dhe të Ballkanit dhe origjina e indo-europianëve”.
Zoti Leskaj falënderoi Prof.Pezën për takimin dhe vlerësoi punën dhe kontributin e tij për gjuhën e vjetër shqipe dhe për qytetërimin Pellazg.

peza2

 

peza3 peza4