Kryetari i KLSH, pret “Mjeshtren e madhe” Vitore Sallaku

29.01.2016

Në datën 29 janar 2016, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Z. Bujar Leskaj, priti në zyrën e tij në një takim mjeshtren e cirkut dhe njëkohësisht artisten Vitore Sallaku. Zonja Sallaku është një emër i njohur në kulturën dhe artin shqiptar, pasi ajo është e shquar në fushën e poezisë dhe të cirkut. Karriera e saj ka nisur në cirk në vitin 1952. Në cirk, ajo u bë shumë shpejt e njohur për plastikën, harmoninë, elegancën dhe shkallën e vështirësisë në ushtrimet apo etydet plastike të realizuara me mjeshtëri. Vitore Sallaku është bashkëshorte e aktorit të njohur, Artistit të Popullit  Skënder Sallaku. Përveç cirkut, ajo është dhe poete, pasi ka botuar 6 libra.

Vitore Sallaku është nderuar me titujt “Mjeshtër i Madh” dhe  “Artiste e Merituar”.

Gjate  bashkëbisedimit u theksua dhe mbështetja e paket për këtë brez artistesh. Ne ditet e sotme cirku në Shqipëri nuk është në nivelet e duhur. Zoti Leskaj  vlerësoi lart kontributin e Vitore Sallakut. Edhe Zonja Sallaku ndau shqetësimin mbi faktin që cirku në Shqipëri  po shuhet.